Sportistët ‘Kriminelë’

Si rrallë herë më parë, sportistë të ndryshëm po ia shkatërrojnë vetes karrierën duke bërë vepra kriminale. Oscat Pistorius, i cili së fundmi vrau të dashurën e tij Reeva Steenkamp, është vetëm shembulli më i ri i kësaj dukurie negative. Futbollistë, basketbollistë, ragbistë e boksierë janë shndërruar në kriminelë.
Si asnjëherë më parë, në tre muajt e fundit është rritur dukshëm përfshirja e sportistëve në raste kriminale. Viteve të shkuara shumë sportistë të njohur me një ngjarje të ‘gabuar’ ia kanë shkatërruar vetes karrierën për shkak të dhunës dhe vrasjeve, por në dy vitet e fundit, futbollistë, basketbollistë, boksierë, atletë e të tjerë po bëjnë akte kriminale më shumë se kurrë më parë.
Rasti i fundit, atleti olimpik dhe para-olimpik, Oscar Pistorius pranoi vrasjen e të dashurës së tij Reeva Steenkamp, edhe pse insistoi se e qëlloi aksidentalisht. Në total ky është rasti i pestë i vrasjes në tre muajt e fundi që ka të përfshirë një sportist.
Popullariteti i menjëhershëm dhe paratë e shumta te disa njerëz shihet se ndikojnë edhe në mënyrë negative. Për shkak të peshës që bart fama, në kohët e fundit janë shënuar mjaft raste kriminale nga sportistët. Mbarë bota u trondit nga rasti i ragbistit të Kansas Chiefs, Jovan Belcher.
Ai e vrau të dashurën e tij me nëntë plumba dhe më pastaj shkoi në klub kur para trajnerit dhe menaxherit vrau veten me një plumb në kokë. Për veprime kriminale shquhet edhe futbollisti i Newcastle United, Neil Ranger, i cili u arrestua me akuzën e përdhunimit të një vajze, ndërsa më herët ishte arrestuar edhe për raste të tera.
Futbollisti Gevin Grant u dënua me 25 vite burg për shkak të vrasjes së Jamal Muras. Raste të tjera të vrasjeve, por edhe përdhunimeve e përfshirjes në krim të organizuar, gjithnjë kanë pasur për aktor një sportist. Fakt shumë brengosës duke pasur parasysh vëmendjen dhe dashurinë e madhe për sportin.
Rastet kriminale të sportistëve:
1. OJ Simpson (ragbi) vrasje
2. Eric Napolski (ragbi) vrasje
3. Cliffort Ettiene (boks) përdhunim, vrasje, lëndim i policëve
4. Oscar Pistorius (atletikë) vrasje
5. Michael Titus (bodibilding) vrasje
6. Michael Tyson (boks) përdhunim
7. Joe Barton (futboll) përdhunim
8. Tommy Pain (basketboll) përdhunim
9. Marlon King (futboll) përdhunim
10. Georgi Demetradze (futboll) vrasje, krim i organizuar(express)