Fundamenti

Spitali rajonal i Gjilanit ndanë mirënjohje për punëtorët e dalluar

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në përmbyllje të vitit që po e lëmë pas, menaxhmenti i Spitalit Rajonal të Gjilanit në krye me drejtorin Abdyllatif Latifi, sot në lokalet e këtij spitali, organizoi një koktej rasti ku edhe janë ndarë mirënjohje për më të dalluarit.

Drejtori Abdyllatif Latifi ka bërë një rezyme të punës një vjeçare, duke përshkruar sukseset e shumta që janë arritur këtë vit në SRGJ-në, njëherit falënderoi punëtorët shëndetësorë dhe jo shëndetësorë për sukseset e arritura.

Hidromorava

Sukses i veçante sipas Latifit është edhe zvogëlimi i borxhit total që spitali në fillim të vitit kishte afër 700 mijë euro e, tash në vitin vijues po hymë me pak më tepër se 100 mijë euro bilanc pozitiv.

Latifi në fund për punëtorët e dalluar ka ndarë mirënjohje duke i motivuar ata për punën e tyre profesionale ka njoftuar Selami Kurteshi zëdhënës i spitalit./rajonipress/