RCCOLA

Spitali i Gjilanit nën llupën e hetuesve

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – dr.Elez Elezi është larguar nga puna (suspenduar) nga bordi i spitalit derisa të përfundojë procesi gjyqësor ndaj tij tha Hazir Haziri drejtor operativ.

Menaxhmenti i spitalit të Gjilanit e ka larguar nga puna dr.Elez Elezin të dyshuar për marrje ryshfeti. Elezi është suspenduar nga puna derisa të përfundojë procesi gjyqësor ndaj tij tha Hazir Haziri drejtor operativ.

Eco Higjiena

Pas ngritjes së aktakuzës së dr.Xhavit Hajdarit (drejtor i spitalit) për shpërdorim të detyrës zyrtare, rasti i dr.Elez Elezit është i dyti i kësaj natyreje.

Derisa dr.Elezi po vuan masën e arrestit shtëpiak prej një muaji, dr.Xhavit Hajdari edhe pse me aktakuzë të ngritur,nuk e ka ndalë aktivitetin e tij për asnjë minutë. Ndryshe hetime dhe vrojtime nga policia hetuese, janë duke u bërë edhe në raste tjera në Spitalin e Gjilanit./rajonipress/