UBT

Spitali i Gjilanit në renovim, kërkohet mirëkuptim nga qytetarët për shkak të reduktimit të përkohshëm të kapaciteteve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka njoftuar qytetarët dhe shfrytëzuesit e shërbimeve shëndetësore se aktualisht institucioni ndodhet në fazën e renovimit të hapësirave kryesore të spitalit.

Sipas menaxhmentit të këtij institucioni, gjatë kësaj periudhe, e cila pritet të zgjasë rreth dy vite, do të ketë reduktim të përkohshëm të kapaciteteve të shërbimeve. Megjithatë, theksohet se personeli profesional do të vazhdojë të jetë maksimalisht i angazhuar për t’u ofruar pacientëve shërbime sa më cilësore.

Nga spitali bëhet e ditur se aktualisht ekziston një mbështetje e vazhdueshme nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës për realizimin e projekteve zhvillimore dhe përmbushjen e objektivave institucionale.

United Hospital

Menaxhmenti i spitalit ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve edhe për shkak të mungesës së disa profileve të profesionistëve shëndetësorë, duke bërë të ditur se janë në proces për zgjidhjen e shpejtë të këtij problemi.

Në të njëjtën kohë, qytetarët janë siguruar se në rast të paraqitjes së pakënaqësive ndaj personelit shëndetësor, institucionet përkatëse do të ndërmarrin masat e nevojshme sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.