ARKATANA

Spitali i Gjilanit kundër arrestimeve spektakulare të kolegëve të tyre

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Mjekët e Spitalit Rajonal të Gjilanit të përkrahur nga Këshilli Profesional dhe Këshilli Drejtues reagojnë ndaj arrestimeve spektakulare të mjekëve, pa vlerësime paraprake profesionale të ekspertëve të lëmive përkatëse për problematika diagnostike apo kirurgjike.

Në reagim thuhet se mjekët janë të indinjuar sidomos me mënyrën e arrestimeve dhe atë para kamerave dhe me duar të lidhura, kur dihet se për çdo lloj dyshimi mjeku mund të thirret në deklaratë.

Këto arrestime spektakulare të ngutshme të mjekëve ndikojnë negativisht në imazhin dhe besueshmërinë në institucionet tona shëndetësore, në të cilat bëhet punë e përditshme e palodhshme në mbrojtjen shëndetësore dhe shërimin e pacienteve.

Fundamenti

Nëse vazhdohet kështu do të jemi të detyruar të shqyrtojmë punën tonë diagnostike, invazime dhe kirurgjike të rrezikshme për jetën e pacientit.

Ne nuk jemi kundër drejtësisë, por jemi për një drejtësi të bazuar në fakte shkencore.

Dëmet morale të shkaktuara me arrestimet e ngutshme assesi nuk kompensohen me lirime dhe shfajësime të mê vonshme pas procedurave tê rregullta thuhet në reagimin e nënshkruar nga zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Gjilanit Selami Kurteshi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.