Fundamenti

Spitali i Gjilanit formon komisionin e etikës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan- Komisioni i etikës udhëhiqet nga Besim Guda dhe ka për qëllim që të trajtojë të gjitha ankesat dhe vërejtje e pacientëve tha Abdylatif Latifi.

Spitali rajonal i Gjilanit më në fund i është kthyer jetës normale dhe profesionale. Me iniciativën e Ministrisë së Shëndetësisë ky spital ka formuar komisionin e etikës i cili do të udhëhiqet nga internisti-kardiologu Besim Guda.

Drejtori i spitalit (u.d.) Abdylatif Latifi tha për rajonipress se ky komision ka për qëllim dhe detyrë primare që të merret me ankesat e qytetarëve –pacientëve ndaj punëtorëve shëndetësor, për trajtim jo të mirë profesional.

Latifi tha se ky komision ka tre anëtarë dhe pos Besim Gudës do të ketë edhe një mjek profesionist dhe një përfaqësues të OJQ-së që merret me të drejtat e njeriut.

Hidromorava

Latifi tha se ky komision do t`i trajtojë pa dallim të gjitha ankesat e pacientëve e në veçanti do të ketë prioritet ato raste që trajtohen jo mirë nga punëtorët shëndetësor.

“Askush nuk do të jetë i paprekshëm sepse vërejtja më e vogël që u bëhet pacientit do të trajtohet me dinjitet dhe nëse ka nevojë edhe do të dërgohet në prokurori e agjencionin antikorrupsion” tha Latifi.

Ndryshe Latifi tha se përgjegjësia profesionale dhe disiplina janë ngritur në spitalin e Gjilanit ,sidomos pas dhënies së kompetencave shefave të reparteve./rajonipress/

Mund të ju interesoj: