ARKATANA

“Spikerët” e LDK-së dhe lajmet e vikendit

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – I ashtuquajturi përgjegjës profesional i Komisionit të LDK-së për Mbrojtje dhe Shpëtim, Abdullah Shasivari, në deklaratën e tij, edhe ashtu të varfër, për gjendjen ne drejtorinë Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim, më së paku ka ngjasuar në ekspert profesional të kësaj lëmie, madje as si “spiker” që lexon lajmet nuk ia mbushi syrin shikuesit.

Blerton Ajeti ka ironizuar me deklaratat e Abdullah Shasivarit duke thënë se me këso deklaratash paushalle dhe me njerëz si këta dhe kuadro të tillë, sot LDK gjendet në opozitë. Është për t’ardh keq çfarë “ekspert” ka LDK e cila pretendon se është partia me e madhe dhe serioze!

“Të kërkosh dorëheqjen e dikujt,në këtë rast të një drejtori të Komunës,duhet të kesh argumente të qëndrueshme dhe të bazuara parasegjithash, e jo këtë ta bësh sipas qejfit apo për ta përmbush një “detyrë” të dhënë nga padroni. Megjithatë është çështje e atij (atyre) si e percepton realitetin”.ka thënë Ajeti.

Drejtori i Drejtorisë Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim, Blerton Ajeti, ka deklaruar se është në nivelin e përgjegjësive dhe detyrave që ka, të dala nga ligjet adekuate për Mbrojtje dhe Shpëtim nga Vendimet e Kuvendit të Komunës së Gjilanit duke u bazuar në statutin e saj dhe Agjencionin e Menaxhimit të Emergjencave.

Prioritet i DKMSH-së është angazhimi i saj në bashkëpunimin me të gjitha subjektet relevante të cilat merren me problemet e emergjencës si p.sh: PK, FSK, Qendra Rajonale e Emergjencave (QER), KFOR-i, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF), Kryqi i kuq i Kosovës (KKK), OSCE, EULEX si dhe me Drejtoritë Komunale dhe ndërmarrjet Private, ku pa bashkëpunim të mirëfilltë më të gjitha këto subjekte nuk ka qenë e mundur kryerja e detyrave dhe obligimeve ndaj qytetarëve për problemet nga fatkeqësitë natyrore.

“Prej ardhjes sonë në qeverisje kooperimi me këta faktorë me relevancë për siguri në Gjilan është realizuar në bashkëpunim të ngushtë dhe ka pasur sukses në operimin e emergjencave të ndryshme”ka vlerësuar Ajeti.

Për hir të publikut, ne po e sqarojmë se, Plani i punës dhe raporti i punës, si rëndom, ka kaluar (dhe është miratuar në mënyrë unanime), përmes Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim, i cili përbëhet prej subjekteve politike pjesëmarrëse në Kuvendin Komunal.

Mobi Casa

Gjilani e ka Vlerësimin e rreziqeve të cilën e ka realizuar në bashkëpunim të ngushtë me UNHABITAT-in dhe që e ka marrë vizën në Kuvendin Komunal. Ndërkaq ne si Drejtori jemi të vendosur që në revidim të përfshijmë të gjitha llojet e fatkeqësive eventuale nga të cilat mundë të rrezikohet komuna jonë.

DMSH punon dhe mbi bazën e Planit të Reagimit kombëtar dhe sistemin e integruar të Menaxhimit të emergjencave dokumente strategjike këto të detajuara për operim nga niveli qendror. Mbi bazën e këtyre planeve DMSH ka ndërtuar planet operative në nivel Komunal për vërshime, rrëshqitje të dheut, zjarre, tërmete, ortekë, erëra të forta etj.

Sipas, Ajetit të gjithë zyrtarët janë të trajnuar dhe po trajnohen në mënyrë permanente me trajnime nga organizatat përkatëse të licencuara, që kanë rezultuar me rezultate të mira. “Me një punë shumë të mirë të sektorit të preventivës, me sensibilizim adekuat tek qytetarët tanë,dëmet në ekonomitë familjare dhe ato publike janë ndër më të voglat” thotë ai.

Ne flasim me statistika dhe krahasim të raporteve të punës. Po ruajmë në vazhdimësi pyjet tona të cilat janë pasuri kombëtare (por si duket kjo dikë në LDK po e pengon). Po ruajmë pasurinë private e publike të komunës, bile po i ndihmojmë dhe komunat fqinje dhe po ofrojmë shërbime kualitative dhe efikase për qytetaret e Komunës tonë.

Sa i përket Shërbimit të zjarrfikës dhe Shpëtimit, dukshëm jemi me të mirët në Kosovë. Falë angazhimit tonë e të stafit ne arritëm që të sjellim një donacion zviceran (një teknikë të kompletuar) e cila do të ndikojë në performancën e shërbimit dhe tash kemi miratimin zyrtar dhe të një përfitimi tjetër, donacion (Shkallë Emergjente). Kur erdhëm ne në Drejtori, këto teknika nuk ishin, por punuam shumë, komunikuam në mënyrë të sinqertë dhe sot Gjilani i ka ato dhe do të pajiset edhe me shumë syresh

“Ne nuk kemi punëtorë me kontrata në vepër, por kemi shërbime të kontraktuara me bazë legale, ligjore. Duke u bazuar në vlerësim të rrezikut për komunën dhe numrin e banorëve, kemi të kontraktuar dhjetë punëtorë përmes një shoqate, gjithë kjo me qellim që qytetarëve tonë ti ofrojmë shërbime të shpejta dhe me kohë”, (për ne qytetari është prioritet), ka thënë drejtori Blerton Ajeti, i cili nga kryetari i Komunës është vlerësuar lartë për punën dhe angazhimin e tij permanent në drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Në raportin e fundit të MAPL-së, tek “kenaqshmëria e qytetarëve”, rritjen më të madhe në nivel të komunës e ka Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. /rajonipress/