Fundamenti

“S’përjashtohet si mundësi”, Joseph tregon nëse Trump mund ta mbyllë Gjykatën Speciale si hakmarrje ndaj Jack Smit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Edward P. Joseph, Profesor për studime ndërkombëtare të avancuara, Johns Hopkins ka folur në lidhje me zgjedhjen e Donald Trumpit, president i ShBA-së dhe ndikimin e tij në Gjykatën Speciale.

Ai u shpreh se në ShBA ka pasiguri të jashtëzakonshme sa i përket asaj që do të sjell administrata e re e Trumpit dhe sipas tij, e njëjta vlen gjithandej në botë, e veçanërisht në Ballkan.

“Këtu në ShBA ka pasiguri të jashtëzakonshme sa i përket asaj që do të sjell administrata e re e Trumpit dhe mendoj se e njëjta vlen gjithandej në botë, e veçanërisht në Ballkan”, tha ai.

FITORJA

“Fjala kryesore që do ta përdorja për të përshkruar mandatin e dytë të Trump është ‘vlerat’, i tërë projekti i Perëndimit për stabilizim mbështetet në vlerat demokratike dhe ne e shohim degradim vërtetë serioz të këtyre vlerave në rajon”, u shpreh për emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova.

Joseph foli edhe për atë se nëse Trump mund ta mbyll Gjykatën Specialen, për shkak të hakmarrjes ndaj ish-kryeprokurorit të Prokurorisë së Specializuar, Jack Smith, duke thënë se nuk përjashtohet si mundësi.

“Hakmarrje. Hakmarrja është një motiv i mundshëm, sepse dimë se hakmarrja e motivon shumë presidentin Trump. E dimë se u tërhoq edhe nga marrëveshja nukleare me Iranin, vetëm sepse ajo ishte negociuar nga presidenti Obama, për të zhdukur çdo arritje që barte nënshkrimin e tij, kështu që nuk përjashtohet si mundësi”, u shpreh ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.