Fidanishtja

Spekulimet: Ramushi zv/kryeministër, AAK-së 4 ministri

/ 1 minutë lexim

Prishtinë – Pas informatës për darkën e fshehtë të kryeministrit Thaçi dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, darkë kjo që sipas burimeve të Koha.net është organizuar në shtëpinë e Haradinajt, sot dolën edhe spekulimet e para për gjoja marrëveshjen e arritur midis tyre për ndarjen e posteve pas hyrjes së AAK-së në koalicionin qeverisës.

Sipas Indeksonline, Ramush Haradinaj mund të bëhet zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme, kurse nga pesë zëvendëskryeministrat e tjerë të tashëm, do të mbetet vetëm kreu i AKR-së Behgjet Paciolli, kurse të tjerët nuk do të jenë në atë qeveri.

Eco Higjiena

Sipas këtij versioni, qeveria e ardhshme pritet t’i ketë vetëm dy zëvendëskryeministra, që do të jenë në fakt ministri i Punëve të Brendshme, Ramush Haradinaj, dhe ai i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Thuhet që AAK-ja ka kërkuar edhe katër ministri të tjera, mirëpo asgjë nga këto nuk është konfirmuar as nga qeveria e as nga dy partitë e përfolura, PDK dhe AAK.