FITORJA

Specialja ‘trazon’ politikën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Aktivizimi i Speciales, pas ftesës së parë të bërë publike për Rrustem Mustafën – “Remin”, vlerësohet se do ta “trazojë” skenën politike në vend, pasi që shumë ish-udhëheqës të luftës janë ndër figurat kyçe të subjekteve kryesore politike në Kosovë. Efektet më të mëdha të Speciales pritet të shihen në tremujorin e parë të 2019-s, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Rrustem Mustafa – “Remi”, ish-komandant i UÇK-së nga Zona Operative e Llapit, është i pari që ka pranuar ftesën nga Prokuroria Speciale në Hagë për t’u intervistuar më 14 janar 2019. Por, njohësit e sistemit të drejtësisë në vend vlerësojnë se Remi nuk do të jetë ish-eprori i lartë i vetëm që do të ftohet nga Gjykata Speciale gjatë javëve në vijim, pasi që disa ish-udhëheqës të luftës së fundit në vend ose i kanë marrë tashmë ftesat, siç po raportojnë mediet, ose pritet t’i marrin së shpejti.

Eco Higjiena

Aktivizimi i Speciales pas një periudhe të gjatë pritet ta “trazojë” skenën politike në vend, pasi që shumë ish-udhëheqës të luftës janë ndër figurat kyçe të subjekteve kryesore politike në Kosovë. Në anën tjetër, ish-komandantë të UÇK-së pas lajmit se Specialja ka ftuar për intervistim “Remin” më 14 janar të vitit të ardhshëm dyshojnë se ky institucion do të sjellë drejtësi. Megjithatë, siç thonë ata, as kjo Gjykatë nuk mund ta njollosë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.