Specialja: Thaçi kishte dijeni për krimet dhe nuk i parandaloi
Trupi Gjykues konstatoi se Hashim Thaçi dha kontribut thelbësor në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal dhe ishte anëtar kyç i tij.
Sipas gjykatësit Charles Smith, Thaçi emëroi persona besnikë në pozita të ndryshme për të ruajtur kontrollin brenda UÇK-së, ndërsa disa prej tyre kryen krime ose ishin në dijeni të tyre.
Gjykata konstatoi se Thaçi kishte dijeni për një numër të konsiderueshëm krimesh ndaj personave të konsideruar kundërshtarë, por nuk ndërmori hapa për parandalimin apo ndëshkimin e tyre.
Përkundrazi, sipas Trupit Gjykues, ai mori pjesë personalisht në disa prej këtyre krimeve dhe kontribuoi në përhapjen e informacioneve të rreme për to. /Telegrafi/


