Eko Higjiena

Specialja – për individë, nuk e gjykon UÇK-në

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjykata Speciale nuk po themelohet për të gjykuar luftën e Kosovës për liri, por për disa individë. Kështu ka thënë ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, në pjesën e dytë të intervistës dhënë gazetës “Zëri”.

Ai rikujton raportin e Marty-t, duke thënë se “në këtë raport, i cili e ka nisur tërë këtë para 4-5 vjetëve, flitet për një numër relativisht të vogël të individëve. Dhe mendoj se duhet të përqendrohemi në këtë se kjo është për një numër relativisht të paktë të individëve, e jo për luftën e Kosovës për liri”, ka shtuar Delawie.

Mobi Casa

Ai ka bërë të ditur se SHBA-ja e përkrah Gjykatën Speciale dhe është me rëndësi të qartësohet se çka është e çka nuk është ajo. “Ideja e kësaj Gjykate, është se do të ndjekë penalisht një numër relativisht të vogël të individëve, të cilët janë akuzuar se kanë kryer krime specifike.

Pra, nuk ka të bëjë me vënien në pyetje të luftës së Kosovës për pavarësi apo diçka të tillë”, ka shtuar ambasadori amerikan në Kosovë. Ai shpreson që gjithçka të vihet në vijë shpejt. Janë ende disa hapa ligjorë që duhen të ndërmerren lidhur me Gjykatën. “SHBA-ja e ka siguruar kryeprokurorin për këtë Gjykatë, që është vendosur në Holandë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.