ARKATANA

Specialja në heshtje, Thaçi akuzohet për ofensivë pazaresh me Serbinë

/ 20 minuta lexim
FIDANISHTJA

Analistët politikë dhe qytetarët, të cilët e kanë përcjellë edhe vazhdimin e së hënës të debatit në Kuvendin e Kosovës, rreth temës së dialogut me Serbinë, konsiderojnë se ky debat e rikonfirmoi përfundimisht edhe një herë mungesën e mbështetjes për presidentin aktual të vendit për dialogun me Serbinë, për shkak të humbjes së besimit të politikës në rolin e tij të deritanishëm, por edhe humbjen e besimit nga ana e qytetarëve.

“Matrapazi i Brojës flet dhe punon tinëzisht dhe nuk është transparent fare, punon prapa kurrizit të popullit. Dhe, pikërisht këto biseda tinëzare lënë të dyshojmë se ky dialog është me hile, për interesa të këtij matrapazi, duke menduar se për një plesht duhet të digjet Kosova. Këtu e kam parasysh kur them për interesa personale, se ky mendon t´i shpëtojë gjithsesi Gjykatës Speciale, duke e ditur se me ditën që të ulet në bankën e zezë përfundon turpshëm karriera e tij politike, edhe pse me vjedhje nga taksapaguesit ka ndarë para për avokatë amerikanë apo izraelitë”, thotë analisti Reshat Badallaj për “Kosova Sot.

Analistët politikë dhe qytetarët, të cilët e kanë përcjellë edhe vazhdimin e së hënës të debatit në Kuvendin e Kosovës, rreth temës së dialogut me Serbinë, konsiderojnë se ky debat e rikonfirmoi përfundimisht edhe një herë mungesën e mbështetjes për presidentin aktual të vendit për dialogun me Serbinë, për shkak të humbjes së besimit të politikës në rolin e tij të deritanishëm, por edhe humbjen e besimit nga ana e qytetarëve.

Kjo është tani arsyeja,thonë analistët, se pse nuk ka asnjë miratim parlamentar që bisedimet të kryesohen nga presidenti, derisa ky i fundit nuk ngurron të shtojë listën e takimeve me homologun e tij serb. Humbja e besimit vazhdon të jetë akoma më e thellë edhe nga fakti që homologu i tij serb Vuçiq, së fundmi ka paralajmëruar se Serbia do të marrë edhe diçka në Kosovë, në këmbim të një marrëveshjeje finale,alarmojnë analistët. Nga ana tjetër, thonë ata, kreu i vendit edhe më tutje vazhdon të mos jetë transparent dhe të tregojë se çka është biseduar në takimet e mbajtura në Bruksel apo edhe në bisedat joformale në disaa ngjarje ndërkombëtare, ku janë takuar me presidentin serb dhe pikërisht kjo mungesë transparence sa vjen dhe e bën akoma më të dyshimtë mbarëvajtjen e dialogut dhe më të paqëndrueshëm ecurinë e këtij procesi nëse kryesohet sërish nga i njëjti lider.

Bisedime në kurriz të Republikës

Edhe analisti politik, Ali Hertica thotë se është mirë që Kuvendi nuk i beson presidentit, por duhet tani Kuvendi ta marrë në dorë vetë këtë proces, duke e adresuar si duhet. “Është e rëndësishme për qytetarin e Republikës të ndërtohet një konsensus për qasjen që duhet të ketë shteti i Kosovës në dialog me Serbinë. Se kush duhet ta udhëheqë atë, kjo është e shkruar dhe e përcaktuar kur është e vendosur sipasKushtetutës së Republikës si akti më i lartë për rregullimin e shtetit”, u shpreh ai. “Dialogu me Serbinë duhet të udhëhiqet nga institucionet që kanë përgjegjësinë kushtetuese dhe përgjegjësinë kushtetuese në këtë vend e kanë vetëm Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës e jo presidenti , sepse Kuvendi buron nga votat e qytetarëve dhe ai e ka zgjedhur Qeverinë duke e pajisur atë edhe me të gjitha përgjegjësitë e tjera për ndërtimin e shtetit. Ne duhet të futemi në një proces po që të fillojmë paraprakisht me një dialog të brendshëm, t’i përcaktojmë qartazi kornizat e dialogut me Serbinë dhe vetëm atëherë të adresohet edhe përgjegjësia e fillimit të vazhdimit të këtyre bisedimeve”, tha Hertica për “Kosova Sot”. Shqiptarët, pikë e pesë Sipas njohësit të marrëdhënieve ndërkombëtare, analistit Shefik Shkodra, ata që janë me pak vetëdije në kokë, nuk do të dëshironin ta lejojnë Hashim Thaçin me këtë grup që të vijojë bisedimet në Bruksel. “Sepse, më parë nuk është transparent, e dyta, si shihet, nuk ka qenë dhe nuk është i përgatitur me ekipin për të rezistuar në këto marrëveshje, e treta, është interesi personal, për të shpëtuar nga Gjykata Speciale, apo ta shtyjë kohën, ndoshta del ndonjë aferë tjetër më e madhe, që do të harrohet kjo Gjykatë dhe të akuzuarit. Është menduar se, është kushtëzim nga faktori ndërkombëtar dhe prandaj duhet të tregohet sa më ekspeditiv, në mënyrë që të shihet veprimtaria e presidentit të Kosovës si i ‘dëgjueshëm’ para qarqeve ndërkombëtare”, u shpreh ai. “Vuçiq thotë ‘është e vështirë marrëveshja me Kosovën, por që do të mundohet të nxjerrë atë që mund të merret ‘…Pikërisht, përgatitjet e serbëve dhe e partisë së tyre, e cila është në të gjitha institucionet e Kosovës, vepron për atë që e thotë Vuçiqi. Ajo parti sillet këtu sikur krejt është e tyre. Ndërsa pengesat politike ia bën Kosovës sa herë që nuk i shkon për dëshirën e tyre. Në të njëjtën kohë edhe kisha nuk pushon kundër shqiptarëve. Pra, duket si një koordinim. Sërish kemi probleme me vetveten, me partitë shqiptare të pakoordinuara. Publikisht heshtin, sepse të gjithë janë të lidhur për interesa personale”, tha Shkodra për “Kosova Sot”.

QARRI: PAZARET E HASHIM THAÇIT DHE KLIKËS SË TIJ SHKOJNË PREJ AUTONOMISË PËR ‘ZAJEDNICËN’ E DERI TEK NDARJA E KOSOVËS, PËR T’I SHPËTUAR GJYKATËS SPECIALE!

Sipas analistit politik Gani Qarri, për shkak të mungesës së një elite të mirëfilltë politike në vend, bisedimet me Serbinë kanë ngelur në duar të Thaçit. “Ndërsa, më e pakta që presidenti në këto momente dëshiron të bëjë, është fakti që ai të krijojë shtet brenda shtetit dhe përmes Asociacionit të komunave me shumicë serbe ta bëjë bosnjëzimin e vendit, si hap fillestar për ndarjen e Kosovës. Vetëm falë një mocioni të rastësishëm të opozitës, që për çudi u votua edhe nga grupet e tjera parlamentare, përfundimisht u bë e mundur që në rend të ditës së procedurës parlamentare të futet edhe dialogu tërësisht jotransparent me Serbinë, të cilin shpresojmë që deputetët e Kosovës të mos e lënë edhe më tej në duar të Thaçit. Madje, mostransparenca marramendëse e këtij dialogu, ka shtyrë edhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të dyshojnë deri në atë masë, në jotransparencën e vetë zonjës Mogherini, saqë të kërkojnë edhe ato të përfshihen në fazën përfundimtare të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh Qarri për “Kosova Sot”. Analisti Qarri thotë se debati i ditës së hënë në Kuvend,e konfirmoi katërçipërisht mungesën totale të mbështetjes dhe kundërshtimin e pariparueshëm të shumicës së deputetëve të Kuvendit ndaj presidentit aktual, që ai të udhëheqë edhe më tej dialogun me Serbinë. “Pazaret e Hashim Thaçit dhe klikës së tij shkojnë prej autonomisë për ‘Zajednicën’ e deri tek ndarja e Kosovës, për t’i shpëtuar Gjykatës Speciale, e cila “çuditërisht”, kohët e fundit sikur ka heshtur tërësisht dhe pas tentativës për ta zhbërë atë, as nuk dëgjohet më fare. Fakt që lë të dyshohet se Hashim Thaçi është pajtuar të hedhë nënshkrimin në çdo marrëveshje që i ofrohet, duke u mjaftuar që të ketë garanci për vete se nuk do të ndiqet nga kjo gjykatë, dhe nuk do t’ia prishin terezinë e pushtetit të konsoliduar tashmë, me rrjetin mafio-oligarkik, klientelën e kriminalizuar e korruptive me një Qeveri kukull, të cilën e emëron edhe e shkarkon kur të dojë dhe si të dojë ai vetë edhe në të ardhmen”, theksoi analisti Gani Qarri.

BADALLAJ: KOMPROMISIN ME SERBINË PRESIDENTI THAÇI DO TA BËJË PËR T’I SHPËTUAR SPECIALES!

Analisti politik, Reshat Badallajt tha për “Kosova Sot” se për bisedimet që po i bënë Hashimi Thaçi, në emër të Kosovës, pa kurrfarë mandati me homologun Aleksandër Vuçiq, përkatësisht me Serbinë fashiste, kanë ngjallur frikën për copëtimin e Kosovës. “Thënë ndryshe, ky sherrxhi do ta shpjerë vendin edhe njëherë në luftë të përgjakshme, që është e pashmangshme. Edhe pse atij i duket se populli po rri rehat, nuk është kështu, populli po e pret epilogun final dhe nuk ka qare pa u trazuar dhe ky dilenxhi do t’i marrë përsipër të gjitha, por atëherë do të jetë shumë vonë”, tha Badallaj për “Kosova Sot”. Ai kritikon edhe opozitën për reagimin e dobët. Sipas tij, kompromisin me Serbinë presidenti do ta bëjë për t’i shpëtuar Speciales. “Matrapazi i Brojës flet dhe punon tinëzisht dhe nuk është transparent fare, punon prapa kurrizit të popullit. Dhe, pikërisht këto biseda tinëzare lënë të dyshojmë se ky dialog është me hile, për interesa të këtij matrapazi, duke menduar se për një plesht duhet të digjet Kosova. Këtu e kam parasysh kur them për interesa personale se ky mendon t´i shpëtojë gjithsesi Gjykatës Speciale duke e ditur se me ditën që të ulet në bankën e zezë përfundon turpshëm karriera e tij politike, edhe pse me vjedhje nga taksapaguesit ka ndarë para për avokatë amerikanë apo izraelitë”, tha Badallaj. “Tupani bie vetëm për ata që kanë veshë, thuhet nga viset e mia, prandaj Hashimi i Brojës dhe Vuçiqi i Serbisë pa reshtur thonë do të jetë e dhimbshme,do të humbim diçka, do të kërkojë edhe diçka Serbia fashiste në këmbim të asaj apo të kësaj kush është duke e përcjellë politikën tinëzare të këtyre dy kumbarëve dhe probatinëve që hanë dreka e darka në hotelet më të shtrenjta botërore duke e dëmtuar buxhetin e shtetit”, tha Reshat Badallaj për “Kosova Sot”.

FIDANISHTJA

MEHMETI: ATY KU ËSHTË HASHIMI, ATY ËSHTË DËSHTIMI!

Se këto bisedime nuk janë aspak në favor të Kosovës, por vetëm të Serbisë dhe të Hashim Thaçit, është një dyshim që e shqetëson edhe analistin Faton Mehmeti. “Bisedimet me Serbinë ne Bruksel i shërbejnë vetëm Serbisë, pasi edhe vetë Vuçiqi e pranoi se Kosova nuk kthehet, por do të mundohemi të marrim çfarë mundemi. Pra, qëllimi i Serbisë është vetëm që të marrë sa më shumën nga Kosova. Dhe, për Serbinë nuk ka njeri më të përshtatshëm se Thaçi, i cili i gjendur përballë fatit të tij të errët që e pret, po bën kompromise në dëm të vendit, vetëm e vetëm që të shpëtojë veten”, ka potencuar ai. “Thaçi nuk duhet të lejohet që të udhëheqë bisedimet me Serbinë në Bruksel, pasi nuk është i denjë, dhe si i tillë nuk garanton se Kosova s’do të humbasë asgjë. Duhet një ekip i ri, ku Thaçi mos të jetë fare pjesëmarrës, sepse aty ku është Hashimi, aty është dështimi. Kosova nuk guxon ta lërë fatin e saj në duart e një njeriu të papërgjegjshëm, një njeriu si Hashimi. Kuvendi duhet të shkarkojë Thaçin edhe nga posti i presidentit, ku një pjesë të fajit e ka LDK-ja që e bëri atë president. Me Hashimin Kosova nuk ka sukses. Thaçi do të negociojë fatin e tij në emër të Kosovës, dhe Kosova do të bëhet kurban”, vlerësoi Mehmeti. “Jemi të mallkuar që kemi një njeri si Thaçi president, ky Esat Pasha, që po e shet vendin. Ky njeri i ka falur Malit të Zi tokë, do t’i jap edhe Serbisë diçka. Me një Qeveri kukull dhe të kriminalizuar deri në palcë, Kosova po kalon ditë të vështira, dhe do ta presin ditë edhe më të vështira. Kosova nuk duhet të jetë mburojë për fatin e asnjë lideri, që në emër të çlirimit kanë vjedhur dhe janë bërë bosë të drogës dhe kazinove. Thaçi duhet të shkarkohet, ky është njeri i dëmshëm për vendin”, tha Faton Mehmeti për “Kosova Sot”.

ZEQA: TË KËRKOHET KOMPENSIMI I DËMEVE TË LUFTËS, ZBARDHJA E FATIT TË MBI 1600 TË PAGJETURVE…

Ndërsa, Florim Zeqa i ka thënë gazetës “Kosova Sot” se debati i ditës së hënë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përfundimisht e konfirmoi mungesën e mbështetjes për presidentin Thaçi për udhëheqjen e dialogut me Serbinë dhe ai tani është edhe më i dobët në këtë proces.”Deklaratat e fundit të presidentit Thaçi, për ‘kompromiset e dhimbshme’ në fazën finale të dialogut me Serbinë në Bruksel, përveç konfuzionit, kanë ngritur shqetësime dhe dilema të shumta në mesin e subjekteve politike opozitare, ashtu edhe të opinionit qytetar në përgjithësi.Pavarësisht faktit se, ndarja e territoreve akoma nuk është opsion i hapur, do të jetë kryefjala e fazës finale (fatale) të dialogut politik në Bruksel.Sjellja e politikës kosovare karshi këtij procesi të ndjeshëm historik nuk është në nivelin e përgjegjësisë shtetërore.Përderisa pjesa e pushtetarëve aktualë, që sollën shtetin në këtë situatë të palakmueshme politike, i fshehin shumë nga të vërteta të hidhura nga marrëveshjet e nënshkruara me palën serbe në Bruksel, opozita vazhdon të abuzojë me situatën kritike, duke rrezikuar seriozisht shtetin me kauzën e ‘legjitimitetit’ të presidentit për marrjen e pushtetit”, shpjegon ai.”Përfundimisht, për të mos pësuar kompromise të dhimbshme në dialogun e Brukselit, politikës kosovare i duhen kompromise të ëmbla mes pushtetit dhe opozitës në Kosovë, që i bie, shkrirja e qëndrimeve të ngurta në raportin pozitëopozitë.Tërheqja e presidentit Thaçi nga posti i kryenegociatorit në bisedime në njërën dhe tërheqja e opozitës nga kërkesa për zgjedhje të reja në anën tjetër, do të prodhonin një kompromis të ëmbël politikë, i cili do të ndikonte në homogjenizimin e faktorit politik shqiptar në përballje me invazionin politik të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës”, vijoi më tej Zeqa për “Kosova Sot”.Sipas tij, krijimi i një ekipi të ri negociator, me platformë të re për dialogun, e cila pikënisje duhet të ketë vënien e kushteve themeltare për Serbinë, siç janë; njohja e Republikë së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran në kufijtë e vitit 1974, kompensimin e dëmeve të luftës, zbardhjen e fatit të mbi 1600 të pagjeturve dhe një vargu të gjatë të kërkesave sa reale po aq fondamentale për shtetin tonë, me siguri do ta detyronin Serbinë të ndërrojë qasjen e saj ndaj Kosovës, bashkë me këtë edhe të Brukselit zyrtar.”Në momentin e tanishëm, Kosova nuk e ka asnjë arsye të ngutet për dialogun vrastar, kur përfituesi kryesor është Serbia, ndërsa Kosova thuajse asgjë nuk përfiton në këtë mes, përkundrazi bëhet humbëse fatale.Përderisa është kështu, liderët e partive politike shqiptare, duhet të vënë interesin shtetëror para atij personal e partiak”, tha Florim Zeqa për “Kosova Sot”.

Qeveria kukull favorizon lojën presidenciale

Analisti politik, Ragip Guraziu thotë se mungesa e konsensusit për dialog në Kuvendin e Kosovës, vjen kryesisht si pasojë e sherrit të presidentit Hashim Thaçi. “Ai nuk duhet të jetë në krye të vazhdimit të këtyre bisedimeve, të këtij dialogu, sepse është Hashim Thaçi në gjendje të hedhë nënshkrimin në çdo marrëveshje që i ofrohet, duke mjaftuar që të ketë ndonjë garanci se nuk do t’ia prishin terezinë e pushtetit të konsoliduar tashmë, me rrjetin mafio-oligarkik, klientelën e kriminalizuar e korruptive dhe një Qeveri kukull, të cilën e emëron edhe e shkarkon kur të dojë vetë ai”, vlerësoi Guraziu. “Konsideroj që ishte një zhvillim indikativ në Kuvend, dhe ishte debati që e rikonfirmoi përfundimisht edhe një herë mungesën e mbështetjes për presidentin aktual të vendit për dialogun me Serbinë, dhe kjo bënë të vetëkuptohet se nuk ka asnjë miratim parlamentar që bisedimet të kryesohen nga presidenti, dhe pse ky i fundit nuk ngurron dhe kokë në vete vazhdon të shtojë listën e takimeve me homologun e tij serb”, theksoi ai për “Kosova Sot”.

Qytetarët nuk i besojnë më kreut të shtetit

Jo vetëm analistët politikë, por edhe qytetarët konsiderojnë se shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës me të drejtë e kanë kundërshtuar dhe po e kundërshtojnë rolin e presidentit në vazhdim të dialogut me Serbinë, pikërisht pasi në procesin e deritashëm, me të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, ka pasur vetëm dështime dhe përfitim nga ana e Serbisë, derisa Serbia nuk ka zbatuar pothuajse asnjë nga marrëveshjet e firmosura në Bruksel. Qytetari Ilaz Ismaili i ka thënë gazetës se duke analizuar gjithë procesin e bisedimeve nga e kaluara, në të cilat rolin kryesor e ka pasur presidenti i tanishëm Hashim Thaçi, nga të cilat bisedime ka përfituar vetëm pala serbe në procesin e përafrimit me BE-në, madje edhe duke mos zbatuar marrëveshjet nga të cilat do të përfitonte pala kosovare, atëherë me të drejtë edhe deputetët gati në shumicë po ia kontestojnë presidentit Thaçi marrjen e mandatit pa besim të Parlamentit që të vazhdojë dialogun, i cili tani po cilësohet si fazë finale, por me kompromise të dhimbshme. “Humbja më e madhe e Kosovës deri më tani është marrëveshje që e detyron Kosovën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, prandaj me të drejtë edhe një shumicë parlamentare, por edhe ne si qytetarë po e shohim si shumë të dyshimtë vazhdimin e rolit të presidentit në këtë proces. Mendoj se Kosova nuk ka pse të nxitohet fare në këtë dialog nga i cili përfiton Serbia në rrugën më të shpejtë të anëtarësimit në BE”, u shpreh ai. “Fillimisht do të duhet bërë një bilanc real të përmbushjes së marrëveshjeve të deritanishme nga ana e Serbisë, të detyrohet Serbia që t’i respektojë dhe t’i zbatojë të gjitha marrëveshje që nuk i ka përmbushur deri më tani pikë për pikë. Pala kosovare do të duhet ta hartojë qartë një strategji për fazën finale, në bashkëpunim me ekspertë eminentë të fushave të ndryshme dhe të mos lëshojë pe as për një milimetër tutje në kompromise me Serbinë. Mendoj se derisa Hashim Thaçi nuk e ka besimin për ta vazhduar këtë dialog, e vetë do të duhet tërhequr nga ky proces dhe partitë politike ta gjejnë një figurë tjetër të pranueshme, qoftë nga bota akademike apo përfaqësimi politik, në mënyrë që të përmbyllet edhe kjo fazë e pajtimit mes dy shteteve të pavarura, por gjithsesi duke detyruar Serbinë që, përveç zbatimit të marrëveshjeve të deritanishme, të kërkojë falje për krimet e bëra dhe të pranojë detyrimin për zbardhjen e fatit të viktimave, të të pagjeturve dhe kompensimin e të gjitha dëmeve të luftës”, tha Ilaz Ismaili për “Kosova Sot”. Edhe qytetari tjetër, Jakup Maliqi thotë se janë dëmet që i ka sjellë Kosovës dialogu i deritanishëm i udhëhequr nga Hashim Thaçi, që po i detyron deputetët dhe qytetarët për të mos i dhënë atij mandat të ri në vazhdimin e këtyre bisedimeve. “Partitë politike me të drejtë nuk po e mbështesin Hashim Thaçin në vazhdimin e këtyre bisedimeve pasi ai e ka humbur krejtësisht besimin edhe te politika, por edhe te qytetarët për lëshimet e bëra deri më tani në favor të Serbisë, ne kemi lëshuar tepër shumë pe deri më tani. Fillimisht është një kompromis i dhimbshëm që është bërë me pakon e Ahtisarit, por u tha se nevojitet, pasi po duam ta shpallim pavarësinë dhe që atëherë populli ka menduar se me atë kompromis gjithçka tjetër mori fund, sepse ishte një nga kompromiset më të dhimbshme që mund të bëhen. Ta marrim e ta krahasojmë se çfarë të drejtash kemi ne shqiptarët në Serbi e çfarë të drejtash u janë siguruar me pakon Ahtisari serbëve të Kosovës, që madje kaq të drejta serbët e Serbisë nuk i kanë në shtetin e tyre sikur që i kanë në Kosovë”, u shpreh ai. “Ai akoma vazhdon të thotë se marrëveshja do të jetë e dhimbshme…po a jemi të çmendur ne a pse duhet t’i besojmë tani e tutje Hashim Thaçit. Kur të jetë në pikëpyetje një dyshim i tillë unë nuk i besoj as babait tim për çështje kaq serioze e lëre më presidentit Hashim Thaçit. Konsideroj se Kosova nuk ka pasur nevojë as të shkojë në bisedime të tilla, sepse të drejtën tonë për shpalljen e shtetit të pavarur na e ka njohur dhe legjitimuar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë”, theksoi Maliqi për “Kosova Sot”. Sipas tij, është një e drejtë ndërkombëtare që e kemi fituar dhe për asnjë pikë më nuk kemi pasur as nuk kemi nevojë të bisedojmë me Serbinë, veçse nëse bëhet fjalë për një pajtim të përbashkët dhe njohje reciproke.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.