FITORJA

Specialja i përgjigjet kritikave të Grenellit: Jemi të paanshëm e të pavarur

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Derisa procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara në Hagë po shkon drejt fundit, reagimet e kritikat ndaj këtij institucioni janë shpeshtuar.

Ditë më parë, emisari amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, bëri thirrje që t’i ndalen fondet Gjykatës Speciale në Hagë, duke thënë se e gjitha është politike dhe se janë shpenzuar dhe shpërdoruar miliarda.

Në një përgjigje për Dukagjinin, nga Dhomat e Specializuara për Kosovën, nuk kanë komentuar direkt deklaratën e të dërguarit të Trumpit por kanë thënë se janë të fokusuar në punën e tyre ligjore.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë dy institucione më vete dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës janë tërësisht të përqendruara në përmbushjen e mandatit të tyre dhe kryerjen e procedurave gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura, pavarësisht zhvillimeve politike apo komenteve”, kanë thënë nga Specialja.

Uji Dea

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë një ndër financuesit e Gjykatës Speciale, e Amer Aliajt nga Fondi për të Drejtën Humanitare, thotë se kjo nuk mund të ndikojë në punën e tyre.

“Gjykata Speciale është duke vazhduar punën e vet dhe se procedurat gjyqësor janë duke shkuar nga fundi dhe nuk besoj që deklarimet mund të kenë ndonjë ndikim tek puna e dhomave të specializuara. Gjykata Speciale ka qenë aktive edhe në kohën kur Trumpi ka qenë president pra në mandatin e parë dhe nuk besoj që do të ketë në këtë mandat do ketë ndonjë ndikim, sepse Gjykata Speciale nuk i ka donatore vetëm SHBA-të por merr donacione edhe nga shtete të tjera të BE-së, dhe shtete të treta kontribuuese”, ka thënë Aliaj.

Sot ka qenë edhe afati i fundit për Zyrën e Prokurorit të Specializuar që të dorëzojë të gjitha provat materiale, në rastin më të madh që po gjykohen në Hagë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më prill të 2023, e në paraburgim janë nga viti 2020 dhe së fundmi kjo masë iu vazhdua deri së paku me 20 maj të këtij viti, ani se Prokuroria tashmë i ka përfunduar edhe dëshmitarët.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.