Fundamenti

Specialja do ta tronditë skenën politike

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kosovën e pret sivjet një furtunë politike, për shkak të Gjykatës Speciale. Goditja eventuale e kreut të PDK-së do të jetë me pasoja për anëtarësinë e saj

“Nga frika e kësaj goditjeje, shumë aktivistë dhe zyrtarë të PDK-së do të gjuhen nëpër parti të tjera, kryesisht në lëvizjen ‘Vetëvendosje’ dhe Nismën për Kosovën, ashtu siç e kanë veti të lindur politikanët kosovarë për të bredhur si prostitutat nga njëra parti tek tjetra për oportunizëm dhe interesa klanore”, u shpreh analisti Mulaj

Pas lajmit që para një javësh është dhënë nga Qeveria e Holandës, sipas së cilës u konfirmua fillimi i punës dhe themelimi i Gjykatës Speciale për Kosovën, analistët politikë në vend konsiderojnë se kjo lëvizje përpara në këtë proces do të thotë se në këtë vit që posa, kemi shkelur, Kosovën e pret një furtunë politike, nga e cila mundë të rrezikohet seriozisht partia kryesore në pushtet, në këtë rast PDK-ja.

Shumica e emrave, që kanë qarkulluar si të dyshuar deri më tani për arrestim të mundshëm nga Specialja, vjen nga ky subjekt politik, kështu që kjo valë e arrestimeve do të krijonte një tërmet politik, që do ta çonte vendin në krizë edhe më të thellë, gjë që mbetet të mbahen vetëm zgjedhjet e jashtëzakonshme.

ARKATANA

Sipas njohësit të rrethanave politike në vend, analistit Islam Krasniqit, fillet e krizës dhe furtunës politike mund të datojnë e thellohen që nga fundi i muajit shkurt e tutje, me testin e rrezikut të zgjedhjes së presidentit. “Pas muajt shkurt, pritet një furtunë e madhe politike, sepse edhe atëherë pritët që të ndodhë edhe votimi i Thaçit për president, gjë që moszgjedhja e tij dhe dështimi për t’u zgjedhur pritet të çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Gjykata Speciale vetëm çka do të përshpejtojë zgjedhjet e ardhshme nacionale, pra ato do të jenë të pashmangshme.

Nga Specialja nuk rrezikohet vetëm partia e parë, por rrezikohen të gjitha partitë e dala nga lufta, duke mos i anashkaluar edhe AAK-në, Nismën dhe disa nga VV-ja. PDK-ja ndoshta do të dëmtohet pak më shumë, por një gjë dihet se edhe Gjykata Speciale ka qëllime politike dhe shumë letë mund të dështojë, ashtu siç ndodhi me misionet e tjera në Kosovë, siç janë UNMIK-u, EULEX-i dhe Gjykata e Hagës, sepse pas kësaj Gjykatë mund të qëndrojë Serbia apo argatët e saj”, thotë Krasniqi për “Kosova Sot”./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.