ARKATANA

Spahiu: Asnjë vizitë e qeveritarëve në Uashington, kjo është shqetësuese

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, ka thënë se është shqetësuese mungesa e vizitave të nivelit të lartë të Qeverisë së Kosovës në Uashington, në veçanti në Departamentin e Shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë.

“Duhet të bëjmë përpjekje për ta kthyer pozicionin tonë te Amerika… Ne nuk kemi pasur një vizitë të rëndësishme substanciale në Uashington mes Qeverisë sonë dhe SHBA-së në Departamentin e Shtetit apo në nivele të tjera, dhe kjo është pak për t’u shqetësuar”, ka deklaruar Spahiu në emisionin FIVE në RTV Dukagjni.

Ai ka përmendur vizitën e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në Pentagon dhe në forume të rëndësishme në SHBA, si një zhvillim pozitiv.

UBT

Sipas tij vizita e Maqedoncit atje dëshmon se bashkëpunimi ushtarak ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së mbetet i fortë dhe i pandikuar nga zhvillimet politike.

Megjithatë ai ka theksuar se ndonëse bashkëpunimi ushtarak mbetet i fuqishëm, Kosova duhet të punojë më shumë për t’u rikthyer në vëmendjen e diplomacisë amerikane.

“Është shumë e pozitive që ministri i Mbrojtjes është pritur në Pentagon dhe takimet e tij me shumë gjeneralë dhe personalitete ushtarake e të sigurisë në Uashington dëshmojnë mbështetjen e pakursyer të SHBA-së për Kosovën në aspektin e bashkëpunimit ushtarak. Por në aspektin politik, do të duhej të bëjmë përpjekje që të jemi përfundimisht në Departamentin e Shtetit apo në Shtëpinë e Bardhë – arrihet shumë më vështirë, por është e domosdoshme të jemi aty në forume ndërkombëtare”, ka theksuar Spahiu. /Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.