Eko Higjiena

Sovrani e shprehu vullnetin e tij legjitim për ndryshime!

/ 2 minuta lexim

Nga Hafiz Gagica – Demokracia si vlerë imanente e sundimit të popullit me vetveten, si sistem pluralist kushtetues, i dalë nga fjala “Demos”- populli dhe “Kratos”- pushteti, nënkupton pushtetin e sovranit e jo sundimin e të fortit!

Prandaj, nga sot fillon një epokë e re historike për popullin dhe shtetin ligjor në Kosovë, si një e drejt e mohuar dhe e nëpërkëmbur në dy dekadat e kaluara!

Urime Kosovë për këtë fitore historike, të cilën populli ynë e arriti përmes votës së lirë kundër të keqes, e cila e kishte katandisur tej mase fatin kolektiv të një shteti të posa lindur në Evropë.

Eco Higjiena

Dje, procesi zgjedhor në vendin tonë rrodhi mirë, që është edhe një dëshmi e qartë, se Bashkësia ndërkombëtare duhet t’ia hapë rrugën Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike si dhe integrim në të gjitha mekanizmat ndërkombëtare, që në këtë fund të këtij viti, më në fund, BE-ja t’i gëzon qytetarët e Kosovës me liberalizimin e vizave.

Fituesi kryesor i këtyre zgjedhjeve është populli i Kosovës që votoi për ndryshime!

Hafiz Gagica
Stuttgart, 07.10.2019