UBT

Sot nisë manifestimi rajonal i poezisë “Trekëndëshi poetik i paqes”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Të shtunën poet, shkrimtar, letrar, krijues, adhurues të fjalës së shkruar do të bëhen bashkë në Grykën e Karadakut për të shënuar dhe filluar manifestimin i emërtuar tashmë si “Trekëndëshi poetik i paqes”.

Për të tretën herë me radhë sot poetë të shumtë nga kjo pjesë e Ballkanit Juglindor, ( Kosovë, Kosovë Lindore – Serbi, Maqedoni dhe Shqipëri) do mblidhen në një manifestim poetik në Grykën e Karadakut. Sabit Rrustemi është i bindur se ky manifestim do të jetë dinjitoz dhe me pjesëmarrje domethënëse për vet manifestimin.

Të shtunën poet, shkrimtar, letrar, krijues, adhurues të fjalës së shkruar do të bëhen bashkë në Grykën e Karadakut për të shënuar dhe filluar manifestimin i emërtuar tashmë si “Trekëndëshi poetik i paqes”.

Manifestimi rajonal i poezisë sipas Sabit Rrustemit do të tubojë në një vend shkrimtarët e trojeve shqiptare nga Maqedonia, Kosova Lindore, Shqipëria e Anamorava.

ARKATANA

Rrustemi tha se ky manifestim që po bën dhe emër , madje dhe si ngjarje e tillë e vetme kulturore në këtë rajon, shënon 12 Qershorin – Ditën e Lirisë për Kosovën si dhe çlirimin e Gjilanit përmes poezisë, duke afruar poetë, qytete po edhe shtete nga një zonë që deri dje, ishte ndër zonat më militare për gati dhjetë vite ( 1990 – 1999).

Ars Clubi “Beqir Musliu”, si ideator dhe organizator i këtij Manifestimi ( i filluar nga viti 2010 ), po mëton dhe atë, me sukses, që t’ i afrojë këto pjesë të një trungu, edhe përmes artit letrar.”Trekëndëshi poetik i paqes”, ndryshe nga Manifestimet dhe veprimtaritë letrare në Kosovë, vazhdon të organizohet dhe mbahet në ambient të hapur, midis malesh, atje ku dikur buçisnin pushkët dhe kushtrimet e lirisë, duke i zëvendësuar me buçimat e vargjeve dhe figurave artistike.

Pika kufitare në Stanqiç dhe Kisha e Shën Anës në Dunav, kanë qenë dhe ende mbesin pikënisja e këtij Manifestimi. Si një lloj presioni artistik përmes motos “Vargjet kalojnë”, poetë të mbledhur nga këto tri shtete të rajonit, kanë kërkuar dhe apeluar hapjen e një vendkalimi kufitar aty ku nuk kishte kurrë kufi, në Stanqiç, mes Kosovës dhe Maqedonisë, dy vjet radhazi” tha Rrustemi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.