GRANDEMALL

Sot mot i nxehtë, temperaturat deri 35 gradë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

IHK njofton se sa i përket temperaturave, ato mbesin të larta kryesisht dy ditët e para të javës, ku maksimalet do të arrijnë deri 33-35 gradë Celsius, ndërsa nga dita e mërkurë do të ketë rënie të temperaturave, sidomos të atyre maksimale, derisa minimalet do të jenë më të larta krahasuar me ditët e fundit.

ARKATANA

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë. Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira, sidomos në gjysmën e parë të javës, për shkak të vapës dhe indeksit UV të lartë, ndërsa kushtet agrometeorologjike do të jenë të kënaqshme.

Meqë ka filluar fushata e korrje shirjes, këshillohen bujqit (kombajnerët) që sa më shumë të shfrytëzojnë pjesën e parë të ditës, pasi që në pjesën e dytë shumë zona rrezikohen nga reshjet e shiut dhe formave tjera të reshjeve. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.