RCCOLA

Sot me riga shiu e shkarkime rrufesh

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

RCCOLA

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare. /Telegrafi./