RCCOLA

Sot festa e Krishtlindjeve, festime në gjithë botën

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Besimtarët e krishterë kanë kremtuar Festën e Krishtlindjes, duke shkëmbyer dhurata dhe urime të ngrohta.

Mijëra të krishterë janë tubuar në Betlehem, qytetin ku thuhet se ka lindur Jezu Krishti.

Në Vatikan, Papa Benedicti XVI ka udhëhequr meshën solemne të Krishtlindjes në bazilikën e Shën Pjetrit.

Kreu i Kishës Katolike Romake ka bërë thirrje për paqe në mbarë botën, transmeton Rel.

Në Kosovë, mesha kryesore është mbajtur në katedralen “Zonja Ndihmëtare” në Prizren.

Në anën tjetër, fëmijët në shumë vende kanë qenë në pritje të Babadimrit dhe dhuratave që ai u sjell.

Festa e Krishtlindjeve kremtohet prej disa shekujsh në të gjithë botën, ndërsa mënyrat kanë qenë nga më të ndryshmet, sikundër janë edhe interpretimet që në kohët e lashta për këtë festë.

Në Persinë antike, solstici i dimrit celebronte duke kënduar himnin që tregonte lindjen e botës. Në Aleksandri ajo pati shprehjen më të plotë, para epokës kristiane, në festën e madhe të lindjes së Horus. Në Romën pagane të njëjtën domethënie kishin festat e dimrit që celebroheshin dy ose tre shekuj para lindjes së Krishtit, të njohura me emrin Saturnali ose festat e Saturnit.

Saturnalet romake kishin filluar më 19 dhjetor dhe zgjateshin deri më 25 dhjetor. Ishin festa gëzimi, ripërtëritjeje, shprese për të ardhmen dhe në këtë rast ribëheshin kontratat bujqësore. Në Romë, nga vitet 243 e 366 pas Krishtit, miq dhe kushërinj shkëmbenin urimet e para për të festuar “dies natalis” (ditën e lindjes së Krishtit) në një natë të ftohtë dimri.

Uji Dea

Urimet shoqëroheshin me shporta frutash, ëmbëlsirash dhe dhuratash të çfarëdolloj tipi sepse lindja e Jezusit dhe përvjetori i ngjitjes në fron të perandorit bëheshin simboli i një begatie që duhet të kishte vazhduar për të gjithë vitin. Rreth 1800 ky rit gjeti personifikimin e tij në një plak të fortë me mjekër të bardhë, rezident në Polin e Veriut, që i ndihmuar nga “gnomi”(personazh përrallash) të shumtë, bënte lojëra për t i shpërndarë si dhurata në natën e Krishtlindjeve, me ndihmën e një slite të tërhequr nga drerë fluturues dhe duke kaluar nga oxhaqet e shtëpive. Personazhi i vërtetë që u vesh me magji. Bëhet fjalë për Shën Nikollën.

Lindur në Patara, në Turqi, nga një familje e pasur, në shekullin e IV u bë peshkop i Myra-s dhe mori pjesë në Koncilion e Niceas në vitin 325. Kur vdiq, eshtrat e tij u vendosën në Myra, deri në 1087 kur u morën nga një grup kavalierësh italianë të hequr si tregtarë dhe u dërguan në Bari dhe në çdo kohë e survejonin natën sepse do të bëhej mbrojtësi i shenjtë i qytetit.

Në versione të tjera, Nikola i shpërndante ëmbëlsira të gjitha familjeve dhe ata e lënë dritaren hapur sepse San Nikola vjen dhe ikën nëpërmjet dritares. Në kohët e sotme San Nikola njihet si Babai i Krishtlindjeve dhe për një periudhë kohe në vendin tonë, është njohur si Babagjyshi i Vitit të Ri, ashtu njihet dhe sot. Krishtlindja, festa për nder të lindjes së Krishtit, eshte nje nga festat me te dashura dhe kryesore te kristianizmit. Krishtlindja është festa që kremtohet nga e gjithë bota e krishterë për nder të lindjes së Jezu Krishtit. Dita e lindjes së Jezu Krishtit është dhe dita e parë e dymbëdhjetëditëshit të festimeve, që nga data 25 dhjetor deri në 6 janar, kur dhe është festa e Theofanise.

Si simbole të këtyre festave njihet prezepeja (simbolikisht stalla ku lindi Jezu Krishti) dhe pema e vitit të Ri, e cila zbukurohet me sende dhe dhurata nga më të ndryshmet. Pema e Krishtlindjeve Pema e Krishtlindjeve është një traditë që vjen nga kohët pagane, e mbërritur në epokën antike dhe mesjetare e në vazhdim, u asimilua edhe nga krishterimi.

Mes referimeve historike, një shkrim të vitit 1570 tregon se pema dekorohej me mollë, arra dhe me lule prej letre.
Qyteti i Rigas është mes atyre qyteteve, që cilësohet si një nga selitë e para të pemës së Krishtlindjes në histori. Para kësaj shfaqjeje “zyrtare” të pemës gjendet edhe një lojë fetare mesjetare, e cila kremtohej në Gjermani më 24 dhjetor; ajo quhej “loja e Adamit dhe Evës”. Sheshet dhe kishat mbusheshin plot me pemë frutore, si simbole të begatisë, për të rikrijuar imazhin e parajsës ne ate kohe.

Më pas, këto pemë frutore u zëvendësuan me bredhin, pasi ka një domethënie më magjike për popullin. Bredhi ka mbi të gjitha dhuntinë e të qenit përherë i gjelbër, dhunti që, sipas traditës, i jepet pikërisht nga Jezusi, si falënderim që kjo pemë e mbrojti, kur ndiqej nga armiqtë. Ndërsa përdorimi i qirinjve në rrënjët e bredhit nisi në shek. XVIII-të, shkruan shekulli.

Për shumë kohë, tradita e përdorimit të bredhit mbeti tipike për krahinat veriore mbi lumin Ren. Katolikët e konsideronin si një traditë protestante. Ishin zyrtarët prusianë, që pas Kongresit të Vjenës, e përhapën këtë traditë në vitet pasardhëse.

Në Vjenë, pema e Krishtlindjes u shfaq në vitin 1816, me kërkesë të princeshës Henrietta von Nassau-Weilburg, dhe në Francë më 1840, nga dukesha e Orleans-it. Në fillim të viteve 1900 pema e Krishtlindjes njohu një sukses më të madh, duke hyrë gradualisht në të gjitha shtëpitë, si dhe duke u kthyer në simbolin më të përhapur në nivel planetar.