Hidromorava

“Sot është dita e jote, ngrite zërin”

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara, Organizata HANDIKOS në bashkëpunim me Njësinë Komunale për të Drejtat e Njeriut në Komunën e Kamenicës kanë organizuar takimin me moton “SOT ËSHTË DITA JOTE NGRITE ZËRIN”.

Në këtë takim kanë marr pjesë Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati, Drejtoresha e organizatës HANDIKOS në Kamenicë, Hyrmete Morina, Koordinatorja e Zyrës së HANDIKOS-it, Shejnaze Fazliu, drejtorë të drejtorive komunale, zyrtarë komunal si dhe persona me aftësi të kufizuara.

I pari i Komunës ka thënë se janë duke punuar në përmirësimin e infrastrukturës së personave me aftësi të kufizuara.

Fundamenti

“Në listën e projekteve që i kemi prioritet është përmirësimi i infrastrukturës së personave me aftësi të kufizuara. Do të punojmë që të gjithë këta persona të kenë qasje më të lehtë dhe gjithpërfshirje”, është shprehur Rahimaj.

Drejtoresha e organizatës HANDIKOS në Kamenicë, Hyrmete Morina, në këtë takim duke falënderuar Komunën për bashkëpunimin që kanë, ka paraqitur kërkesat që i ka kjo organizatë.

Edhe Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli – Kastrati, theksoi se përkrahja e personave me aftësi të kufizuara është e rëndësishme jo vetëm për institucionet por për të gjithë komunitetin./rajonipress/