ARKATANA

Sot dua të flas hapur, jo vetëm për sportin, por për ne si shoqëri

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Nexhmedin Saqipi – Ka sporte që janë individuale – aty ne shqiptarët shkëlqejmë. E kemi dëshmuar me emra të mëdhenj që kanë bërë historinë me përpjekjen dhe talentin e tyre personal. Kur varet prej njërit, prej guximit, vullnetit, djersës së një njeriu, shpesh jemi më të mirët në botë.

Por kur vjen puna te puna kolektive, gjërat ndryshojnë. Aty ku kërkohet besim, bashkëpunim, organizim, ne shpesh dështojmë. Jo pse nuk dimë, por sepse shpesh nuk duam. Sepse në vend që ta mbështesim njëri-tjetrin, e dyshojmë njëri-tjetrin.

Sepse në vend që ta pranojmë dikë që ka vizion e disiplinë, ia ngjesim etiketa si “shpijun”, “budalla”, “i mjerë”, vetëm që mos të na dalë më i mirë.

Kështu, nga frika apo xhelozia, ne e rrënojmë punën kolektive, në sport, në politikë, në arsim, në fe, në çdo fushë të jetës sonë.

Dhe më e keqja? Të gjithë e dimë këtë. Por sillen sikur nuk e dinë. Bëhemi të verbër për të vërtetën që na rri para syve: që na mungon organizimi, uniteti dhe respekti për ata që duan të ndryshojnë diçka për të mirë.

Mobi Casa

Nuk e them këtë për të fajësuar, por për të zgjuar. Sepse kemi potencial të madh si individë dhe si popull. Por ai potencial do të mbetet i shpërdoruar nëse nuk mësojmë të punojmë së bashku.

Suksesi individual është krenari, por përparimi i një kombi matet me suksesin kolektiv.

Është koha të ndërrojmë mendësi. Të mos e shohim tjetrin si kërcënim, por si bashkëudhëtar. Të mos e rrëzojmë atë që ngrihet, por ta ndihmojmë të qëndrojë më fort.

Vetëm kështu, edhe në sport e në çdo fushë tjetër, do të jemi jo vetëm të suksesshëm individualisht por edhe të pathyeshëm si kolektiv.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.