ARKATANA

Sonte nis “Talia e Flakës”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Bujar Haziri drejtor u.d. në kulturë tha se janë bërë të gjitha përgatitjet që “Talia” të jep vlera e rezultate krijuese. Qytetarët e Gjilanit që janë të etur për shfaqje do të kenë mundësi që për këto pesë net të jenë pjesë e shfaqjeve nga të gjitha trevat shqiptare.

Në manifestimin e “Flakës së Janarit” për pesë ditë do të mbahet “Talia e Flakës” ku në këtë vit do të marrin pjesë pesë shfaqje.

Manifestimi do të hapet sonte në Teatrin e Gjilanit me premierën e shfaqjes “Zonja me maskë” e autorit Osman Goranci dhe regji të Fatmir Hysenit.

Do të vazhdojë të martën me shfaqjen “Gishti”, nga Teatri i Shkupit, nga autorja, Doruntina Basha dhe me regji të Agron Myftarit, pastaj me 22 janar vjen ‘Shembja e Kullës se Ajfelit’ e autorit, Jeton Neziraj dhe regji të Blerta Nezirajt.

Uji Dea

Ndërsa, nga Teatri Kombëtar i Kosovës me 23 janar do të shfaqet “Dëshmitari”, me regji të Selami Tarakut, dhe përfundon me Teatrin e Tiranës që sjellë shfaqjen ‘Tri mendje në ankand’, me autor Ferdinand Hysi dhe regji të Elma Doresit.

Ky manifestim është i karakterit garues dhe juria do të ndajë çmimet që tashmë janë tradicionale. Ndryshe, gjatë këtij manifestimi do të mbahen edhe diskutime rreth artit skenik, që do të ligjërojnë, Arianit Krasniqi, Nebi Islami dhe Erson Zymberi.

Bujar Haziri drejtor u.d. në kulturë tha se janë bërë të gjitha përgatitjet që “Talia” të jep vlera e rezultate krijuese. “Qytetarët e Gjilanit që janë të etur për shfaqje do të kenë mundësi që për këto pesë net të jenë pjesë e shfaqjeve nga të gjitha trevat shqiptare”./rajonipress/