Soni Malaj, me videoklip të ri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, ka publikuar videoklipin ri të këngës “Jetoj”. Ky projekt muzikor vjen si bashkëpunim i këngëtares me Aldon, njërin prej finalistëve të edicionit të kaluar të ‘X Factor Albania’.
Muzika dhe teksti i këngës janë realizuar nga pjesëtari i rep grupit “Kaos”, Vig Popa.
Më herët këngëtarja Malaj ka marr nën menaxhim Aldon. Ajo çmon talentin si dhe përkushtimin e këngëtarit të ri ndaj punës. /KultPlus/