Fundamenti

Sondazh, Topalli, gruaja më e pushtetshme në Shqipëri

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Tiranë – Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka marrë pëlqimin e shumicës së votuesve të sondazhit në agjencinë e lajmeve online, BalkanWeb, duke u përzgjedhur si femra më e pushtetshme në Shqipëri.

Topalli ka lënë pas emra si bashkëshorten e Sali Berishës, znj, Lirie Berisha, bashkëshorten Edi Ramës, znj, Linda Rama, bashkëshorten e Presidentit, znj, Odeta Nishani, bashkëshorten e Ilir Metës, Monika Kryemadhin dhe Teuta Topin, bashkëshorten e ish-presidentit, kreu aktual i FRD, Bamir Topi.

Fundamenti

Sondazhi u vendos me 8 Mars duke marrë shkas nga festa ndërkombëtare e gruas. Deri ditën e martë (sot) ka rrëmbyer disa mijëra vota. Lexues të BalkanWeb dhanë plot 4475 vota në pyetjen e sondazhit “Cila është femra më e pushtetshme në Shqipëri?”, ku lista 52.1% të votave shkuan në favor të kryeparlamentares. E dyta renditet Liri Berisha me 16.51% të votave dhe e treta Linda Rama me 10.21%.

Sondazhet online të BalkanWeb, nuk kanë vlera statistikore. Por kanë si qëllim që të lejojnë lexuesit e saj të shprehin mendimin e tyre mbi tematika aktuale. Çdo përdorues ka të drejtën e një vote.(BW)