UBT

Sondazh shokues në Gjermani

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Sondazhi shokues në shkollat gjermane: gjysma e studentëve nuk e dinë kush ishte Führer dhe një e treta e tyre mendojnë se ka qenë një demokrat

Një kërkim i drejtuar nga Klaus Schroeder, profesor i shkencave politike në universitetin e Berlinit ka nxjerrë rezultate vërtetë të çuditshme. “Ndoshta duhet të shtojmë leksionet për historinë bashkëkohore dhe të zvogëlojmë ato që kanë të bëjnë me epokat e tjera”, – është shprehur pas sondazhit profesori, transmeton gazeta Shqip.

Kjo, për faktin se në përfundimi të studimit, u arrit të kuptohej se gjysma e studentëve gjermanë të shkollave të mesme nuk e dinë se Hitleri ishte një diktator, ndërsa një e treta e tyre mendojnë se ai ka mbrojtur të drejtat e njeriut. Ndërkohë, 4 nga dhjetë studentë mendonin se diktatura dhe demokracia ishin e njëjta gjë.

Uji Dea

“Demokraci apo diktaturë? Është e njëjta gjë!” Pikërisht ky është titulli kryesor i një prej gazetave gjermane që dha e para lajmin për sondazhin e kryer tek plot 7400 nxënës gjermanë të shkollave të mesme.

Sipas profesor Schroeder, nxënësit duhet të çohen më shpesh që të vizitojnë vendet simbolike dhe historike të shtetit të tyre. Një nismë kjo, që në fakt bie ndesh më vendimin e pak kohëve më parë të federatës gjermane të futbollit e cila vendosi të çonte vetëm një delegacion të reduktuar dhe jo të gjithë skuadrën kombëtare për të vizituar ish-kampin e përqendrimit nazist në Auschwitz.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.