Sondazh ndërkombëtar: PDK e para, AKR mbetet në Kuvend!

Në zgjedhjet që do të mbahen tani, skena politike e Kosovës do të ndryshojë pak. Në një sondazh të realizuar nga një kompani ndërkombëtare, që e ka parë gazeta Tribuna, PDK prin me 28.3 për qind, pasohet nga LDK me 24.1 për qind, Vetëvendosja me 13.7 për qind, AAK me 12.8 për qind dhe AKR me 5.1 për qind.
Dy subjekte tjera Nisma dhe PD nuk e kalojnë pragun zgjedhor.
Vërehet përqindje e madhe e papërcaktuarve dhe e qytetarëve që ende janë në kërkim të ofertave më të mira qeverisëse.