Sondazh: 71 për qind e qytetarëve të pakënaqur me sjelljet e opozitës

Derisa 51 për qind e qytetarëve mendojnë se kjo Qeveri nuk po bën punë të mirë; 58 për qind mendojnë se opozita nuk është zgjidhje.Një hulumtim mbi situatën politike në vend, i bërë gjatë këtij muaji, nxjerr të dhëna se rreth 70 % e qytetarëve të përfshirë në hulumtim e vlerësojnë si të keqe situatën aktuale dhe si zgjidhje të vetme i shohin mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Ndërsa rreth 51.73% e qytetarëve të anketuar e vlerësojnë si të keqe punën e qeverisë së Kosovës, përderisa vetëm 11 % e tyre e cilësojnë atë si të mirë, raporton KTV.
Hulumtimi i realizuar nga Instituti për Hulumtime dhe Analiza Sociale, me rreth 1000 respodentë, nxjerr në pah se mbi 50% e qytetarëve mendojnë se kjo qeveri nuk duhet ta vazhdojë mandatin deri në fund.
Por qytetarët nuk e shohin si zgjidhje as opozitën. 71.83% e të anketuarve veprimet e opozitës i cilësojnë si të dhunshme ndërsa vetëm 28.17% mendojnë se ato janë demokratike. Për më tepër, 59% e tyre nuk mendojnë se opozita është alternative reale për ndryshime dhe 85 % e tyre mendojnë se në vend duhet krijuar një alternative e re politike, transmeton Koha.net.
E në këtë mes, qytetarët i kanë dhënë një notë negative edhe presidentes së vendit lidhur me rolin e saj gjatë bllokadës.
85.81% e qytetarëve mendojnë se presidentja kishte rol indiferent gjatë kësaj bllokade kurse vetëm 14.19% mendojnë se ajo ishte aktive./express/