Uji Dea

Soltes: Shpresoj se vizat do të hiqen deri në fund të vitit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, gjatë vizitës së tij në Kosovë ku po i mbledh përparimet që i ka bërë vendi sa i përket liberalizimit të vizave, ka thënë se e kupton që ka pritje të mëdha për heqjen e vizave pas ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi. Ai ka shtuar se nuk duhet fajësuar vetëm BE-në për vonesë të heqjes së vizave pasi sipas tij Kosova këtë është dashur ta kryejë para dy viteve me Gjeorgjinë e Ukrainën.

Soltes ka thënë se personalisht është duke e bërë më të mirën për Kosovën dhe kjo do të vërehet mjaft qartë në raportin që do të publikohet.

“Ne nga Parlamenti Evropian jemi në favor të Kosovës për heqjen e vizave por kjo varet edhe nga raportet tjera që përgatiten. Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar por edhe reforma në sistemin gjyqësor dhe pavarësia e prokurorëve janë tema më rëndësi që janë diskutuar lidhur me liberalizmin e vizave”, tha ai para mediave kosovare.

Mobi Casa

Soltes theksoi se edhe transparenca në institucionet publike është një çështje e rëndësishme.

Lidhur me premtimet e liderëve shtetërorë se liberalizmi i vizave do të ndodhë shumë shpejt, gjatë këtij viti, Soltes ka thënë se të gjithë janë në përpjekje për plotësimin e kërkesës për vizat dhe kjo të ndodh në muajt vijues.

“Pritjet janë shumë të mëdha, por siç e dini kjo nuk varet nga Parlamenti Evropian. Sinqerisht shpresojë që vërtet do të ndodh deri kah fundi i këtij viti”, përfundoi ai. /Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.