Fidanishtja

Sokoli nuk ndalet, realizon projekte dhe asfalton rrugë nëpër fshatra

/ 2 minuta lexim

Viti – Edhe pse ditë vikendi Sokol Haliti ka vazhduar vizitat e tija nëpër fshatra për të parë nga afër asfaltimin e rrugëve në Kabash, ndërtimin e urës në Letnicë dhe asfaltimin e dy rrugëve në Shashare.

Në Kabash të Vitisë fillojnë punimet në asfaltimin e dy rrugëve. Në Kabash të Vitisë, gjatë kësaj fundjave kanë filluar punimet në asfaltimin e dy rrugëve të këtij lokaliteti, konkretisht po vazhdojnë punimet në asfaltimin e një pjese të mbetur të rrugës “Shaban Kabashi”. Gjithashtu po vazhdojnë edhe punimet në asfaltimin e degëzimit të rrugës “Shaban Kabashi. Përndryshe këto punime nga afër i ka inspektuar kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti me bashkëpunëtor.

Edhe në fshatin Letnicë të Komunës së Vitisë, këtë të shtune kanë filluar punimet në ndërtimin e një ure. Për të inspektuar nga afër këtë projekt që po realizohet falë buxhetit komunal të Vitisë, i pranishëm ishte kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti me bashkëpunëtor.

KKGJILAN

Ai ndër tjerash tha se qeverisja komunale në këtë komunë mbetet e përkushtuar të ju krijoj lëvizje të lirë e të sigurt të gjithë banorëve të kësaj komune. “Edhe këtë fundjavë gjendemi në teren për të inspektuar punimet që po bëhen në projekte të ndryshme në komunën tonë. Këto projekte kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë e tillë është edhe projekti i urës që sapo kemi filluar të ndërtojmë, por ndërtimi i kësaj ure nuk është vetëm në ë interes të banorëve të këtij fshati por edhe të gjithë atyre që vizitojnë këtë fshat të bukur”, shpreh ndër tjerash Haliti.

Ndërsa këtë të shtune në fshatin Shashare të Komunës së Vitisë, kanë filluar punimet parapërgatitore në asfaltimin e dy rrugëve.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë, e ka vizituar këtë fshat për të parë nga afër këto punime. Ai tha se Komuna e Vitisë do të vazhdojnë të investojnë në çdo cep të kësaj komune./rajonipress/