Sokoli nuk ndalet as në dhjetor, punon në shërbim të qytetarëve
Viti – Vazhdojnë punimet në fushën e infrastrukturës bëhen me rrugë të re fshatrat Devajë, Tërpezë, Ballancë dhe Zhiti si dhe vazhdojnë punimet në trotuarin në Pozheran.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka inspektuar sot disa punime që janë duke u bërë në fushën e infrastrukturës, konkretisht në asfaltimin e rrugës që lidh mes veti fshatrat Tërpezë dhe Ballancë, asfaltimi i rrugës kryesore në Devajë si dhe trotuarin në drejtim të ambulantes në Pozheran të Vitisë.
Në vizitat që i bëri sot kryetari Haliti këtyre tri fshatrave banorët lokal falënderuan institucionet për kujdesin në krijimin e kushteve sa më të mira për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe njerëzve. Kurse gjatë fundjavës është bërë edhe asfaltimi i rrugës “Tafë Qorri” në Zhiti./rajonipress/


