Sokol Haziri: Punët e hajrit të Lutës po e degradojnë planin urbanistik të qytetit
Gjilan – Sokol Haziri ish drejtor i shërbimeve publike thotë se në emër të punëve të hajrit që gjoja po bënë Lutfi Haziri, po degradohet e shëmtohet qyteti dhe i tërë plani urbanistik.
Sokol Haziri ka kërkuar nga këshilltarët komunal që të ndikojnë tek Lutfi Haziri për ta stopuar degradimin e mëtejmë të qytetit. “Dëshirojë që përfaqësuesit e qytetarëve –(këshilltarë), t`i vë në dijeni me shëmtimin e cila po realizohet në emër të punëve të hajrit tek xhamia e Medresës. Këtu shohim degradim të planit urbanistik, legalizim të uzurpimit të pronës publike dhe shumë shkelje të ligjit. Është detyrë e juaja që të ndaloni këtë degradim të qytetit, ndërsa përgjegjësi sipas detyrës zyrtare e prokurorisë së shtetit që të hetojë këtë rast” ka shkruar Sokol Haziri./rajonipress/


