FITORJA

Sokol Haziri: Po i realizojmë projektet infrastrukturore me dinamikë edhe më të madhe

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Punët infrastrukturore në Komunën e Gjilanit po vazhdojnë të realizohen sipas dinamikës së paraparë dhe me një intensitet edhe më të shtuar gjatë tremujorit të fundit të vitit 2014.

Pas asfaltimit të rrugëve në lagje e fshatra të Komunës së Gjilanit me të gjitha elementet përcjellëse, tashmë është në përfundim e sipër edhe rruga “Makfire Deda” në lagjen “Deremahallë” me një gjatësi prej 200 metrash, që përfshin ndërtimin e sistemit të ujësjellësit dhe finalizimit të saj me kubëza betoni.

Pas i inspektoi punimet, drejtori i Shërbimeve Publike Sokol Haziri, është shprehur se kjo mënyrë e shtrimit të rrugëve po bëhet në disa vende në bazë të kërkesave të qytetarëve, duke konsideruar se është më mirë për të lënë hapësirë që edhe më vonë të punohet dicka mund të rikthehet gjendja e mëhershme do të jetë më lehtë dhe ekonomikisht më pak e kushtueshme.

Eco Higjiena

“Është një projekt infrastrukturor në rrugën “Makfire Deda” që përfshin ndërrimin e gypave të ujësjellësit dhe shtrimin e kubëzave të betonit të kësaj rruge në gjatësi prej 200 metra, domethënë punë infrastrukturore nën dhe mbi sipërfaqe. Është një praktikë që po e zbatojmë edhe në rrugë jo të gjatësisë së madhe shtrimin me kubëza sepse konsiderojmë se është më mirë për të lënë hapësirë që edhe më vonë të punohet diçka mund të rikthehet gjendja e mëhershme do të jetë më lehtë dhe ekonomikisht më pak e kushtueshme”, ka thënë drejtori Sokol Haziri.

Haziri pohoi se kjo rrugë pritet të përfundohet në ditët në vijim, derisa tha se ka shumë kërkesa të kësaj natyre në qytet, ndërsa po përpiqen që në bazë të mundësive financiare t’i përgjigjen pozitivisht këtyre kërkesave të qytetarëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.