Sokol Halitin të gjithë e duan për kryetar komune, i dobishëm edhe në kryesinë qendrore të LDK-së

Viti – Për shkak të angazhimit të tij maksimal në teren dhe realizimit të shumë projekteve në dobi të qytetarëve në Viti, Sokol Haliti ka mbështetje nga të gjitha kategoritë e qytetarëve. Sokol Haliti është sërish më i besuari dhe më i miri edhe për një mandat, ndërsa po jep kontribut dhe angazhim të sinqertë edhe në kryesinë qendrore të LDK-së, vlerësojnë qytetarët.
“Nëse do të mbaheshin zgjedhjet lokale këndë do ta votonin edhe për një mandat”, shumica e qytetarëve vitias të anketuar kanë vlerësuar se Sokol Haliti sërish është kandidati më kredibil për të qeverisur me Vitinë.
Murati një qytetar vitias thotë se Sokol Haliti ka kulturë të punës dhe është njeri i fjalës.
“Është shumë me rëndësi që kryetari i komunës të jetë i ndershëm dhe i sinqertë. Këto veti i ka Sokol Haliti, i cili është shumë komunikues dhe i dashur për qytetarin. Sokol Haliti nuk është njëri që del çdo natë në media e TV, atij i interesojnë projektet në teren dhe mbikëqyrja e tyre” tha Murati.
Osmani një tjetër qytetar që thotë se është në PDK e çmon shumë Sokol Halitin dhe thotë se ka punuar shumë në Viti.
“Unë jam rival i tij ama ka punuar Sokol Haliti dhe realisht është kandidati më serioz dhe ndoshta i vetmi edhe për një mandat. Ne duhet të mësohemi që ta respektojmë punën e secilit lider pavarësisht cilit subjekt i takon” tha Osmani.
Kurse, Ahmeti qytetar vitias që thotë se është në LVV e ka një simpati të veçantë për Sokol Halitin.
”Ai e ka një fuqi të jashtëzakonshme dhe elan e vullnet për punë. Çdo ditë pothuajse është në teren, çdo ditë takon e flet me qytetar, kuptohet atëherë edhe qytetari të vlerëson” tha Ahmeti.
Në LDK e Vitisë ndërkaq është i pa konkurrencë.
Mensuri qytetar mendon se Sokol Haliti po tregohet shembull dhe lider aktiv edhe në kryesinë qendrore të LDK-së.
“Atje po bënë punë të mëdha duke e angazhuar diasporën e cila ishte në gjumë. Është vërtet i pazëvendësueshëm krahasuar me të tjetër që janë në kryesi, që tërë kohën e shohin orën se në cilat TV qendrore janë dhe nuk merren fare me problemet apo kërkesat që i ka anëtarësia e LDK-së, e Sokol Haliti ka popullaritet të madh në diasporë dhe e ka riaktivizue çdo anëtar të saj” tha Mensuri./rajonipress/