Mobi Casa

Sokol Haliti viziton ekipin mobil që po bënë vaksinimin kundër gripit sezonal dhe kundër Covid-19

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Haliti u ka bërë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë këtë mundësi të vaksinimit.

Të martën në Viti, po qëndron një ekip mobil i cili po ofron vaksinimin falas të qytetarëve kundër gripit sezonal dhe kundër Covid-19.

Ky aktivitet po bëhet në kuadër të fushatës “Ruaje veten-VAKSINOHU!”, dhe është organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në bashkëpunim me drejtorinë e Shëndetësisë dhe QKMF-në e Vitisë.

Uji Dea

Me këtë rast ekipin mobile e ka vizituar sot i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Merrushe Ahmeti, DSHMS dhe Vjollca Kadolli-Halili, QKMF.

Haliti ju bëri thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi pasi që është në interes të shëndetit të tyre./rajonipress/