Fundamenti

Sokol Haliti takon themeluesit e LDK-së

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka takuar të enjten strukturat e LDK-së që nga themelimi, të cilët i falënderoi për kontributin e dhënë në kohërat më të vështira deri në jetësimin e pavarësisë së Kosovës.

Ata u zotuan për një mbështetje të pa rezervë në terren, sepse siç thanë ata fitorja e Sokol Halitit në Viti është e pa alternativë.

Eco Higjiena

Haliti u tha atyre se me këshillat e juaja dhe me ndihmën që ju do të ofroni, fitorja jonë do të jetë më e plotë sepse ju ishit ata që mbajtët gjallë jetën politike dhe institucionale në Viti.”LDK në Viti nuk do ta harrojë kontributin e juaj nëpër vite që keni dhënë për ne dhe aktivistët tanë” u ka thënë Haliti themeluesve të LDK-së thuhet në njoftimin e këtij subjekti politikë në Viti./rajonipress/