Sokol Haliti takon mërgimtarët në Zvicër

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Në vizitën disa ditore që ka zhvilluar kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në disa nga kantone të Zvicrës ai përpos që është takuar me bashkatdhetarët tanë të cilët jetojnë dhe punojnë në këtë shtet ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues të organizatave dhe shoqatave të ndryshme si ajo Zvicër-Shqipëri.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti pas qëndrimit të tij në shtetin Zviceran tha se gjatë kësaj vizite ai ka zhvilluar takime të ndryshme me bashkatdhetarët tanë, por edhe me përfaqësues të institucioneve, organizatave, dhe shoqatave të ndryshme.

Uji Dea

”Kam zhvilluar takime dhe vizita me bashkatdhetarët tanë, por edhe me organizata dhe Institucionet relevante Zvicerane dhe atë nëpër kantone të ndryshme si Gjenevë, Villë, Cyrih, Frauenfeld,Vintertur si dhe shumë takime tjera frytdhënëse në mesin e tyre edhe me shoqatën Zvicër-Shqipëri dhe atë me kryetarin e kësaj shoqate Rolf Alther” u shpreh Haliti.

Ai tha se përfaqësues të organizatës Zvicër-Shqipëri janë zotuar se gjatë muajit të ardhshëm do të vizitojnë komunën e Vitisë, ndërkaq falënderoj të gjithë bashkatdhetarët për siç e quajti ai mikpritjen e tyre dhe për interesimin për të ndihmuar zhvillimin e gjithëmbarshëm të komunës së Vitisë, duke theksuar se ata gjithmonë kanë qenë dhe janë të gatshëm të ndihmojnë vendin e tyre./rajonipress/