Eko Higjiena

Sokol Haliti synon edhe një mandat, garë e fortë dhe rivalitet përballë Bekim Azizit të PDK-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sokol Haliti sërish është propozuar si kandidatë i LDK-së për kryetar të komunës së Vitisë. Haliti do ta ketë përballë rivalin e PDK-së Bekim Azizi i cili duket të jetë shumë më i përgatitur se zgjedhjet e kaluara.

Kryesia e degës së LDK-së në Viti e ka propozuar Sokol Halitin si kandidat të saj për të synuar edhe një mandat për të qeverisur me Vitinë.

Sokol Haliti dallon shumë nga struktura tjetër e kryetareve të komunave që udhëhiqen nga LDK-ja. Haliti ka punuar natë e ditë për qytetin e Vitisë dhe nuk është marrë me qendrën ose me mediet qendrore për të promovuar vetën.

UBT

Megjithatë Haliti përballë do ta ketë një rival shumë serioz nga dega e PDK-së, Bekim Azizin.

Azizi kësaj radhe duket shumë më i përgatitur se në zgjedhjet e kaluara. Ende nuk dihet se kush do të jetë kandidatë i LVV-së në zgjedhjet e tetorit, ndërsa AAK-ja me gjasë ka telashe shumë serioze në Anamoravë për shkak të dorëheqjeve dhe largimeve të shumta që po ndodhin nga ky subjekt politik.

“Kryesia e Degës së LDK-së, në Viti, unanimisht është përcaktuar, dhe një zërit aprovuan, Kandidaturën për Kryetar të Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti” thuhet në njoftimin e sekretarit Administrativ të LDK-së, dega, në Viti Imri Emërllahu./rajonipress/