RCCOLA

Sokol Haliti reagon ndaj KEDS-it për shkak të reduktimeve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka reaguar sot ndaj reduktimeve të energjisë elektrike në territorin e komunës së Vitisë, nga kompania KEDS, duke e cilësuar këto reduktime si të papranueshme në këtë mot të ftohtë.

“Kërkoj nga kompania KEDS që të kthej furnizimin normal me energji elektrike në komunën tonë, është e pa pranueshme që në këtë mot të ftohtë të ketë reduktime kur dihet se një pjesë e madhe e qytetarëve shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje”, u shpreh Haliti.

Fundamenti

Ai ndër tjerash shtoj se KEDS është dashur të bëjë parapërgatitet e nevojshme më parë që të ketë furnizim stabil me energji dhe jo që pikërisht në këtë kohë të këtë ndërprerje të shumta dhe të gjata të energjisë./rajonipress/