UBT

Sokol Haliti qytetarëve vitias: Faleminderit, faleminderit, faleminderit!

/ 2 minuta lexim

Viti – Pas dy rretheve të zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës, ju më dhatë besimin dhe bekimin për të udhëhequr edhe për katër vitet e ardhshme. Ky është detyrim dhe përgjegjësi për mua dhe bashkëpunëtorët e mi, me të cilët do të vazhdojë të punojë me seriozitet e përkushtim akoma më të madh, për të mirën e përgjithshme publike thuhet në adresimin e Sokol Halitit adresuar qytetarëve vitias.

Postimi i plotë:

Fundamenti

Qytetarë të nderuar të Komunës së Vitisë!
Pas dy rretheve të zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës, ju më dhatë besimin dhe bekimin për të udhëhequr edhe për katër vitet e ardhshme.
Ky është detyrim dhe përgjegjësi për mua dhe bashkëpunëtorët e mi, me të cilët do të vazhdojë të punojë me seriozitet e përkushtim akoma më të madh, për të mirën e përgjithshme publike.
Do të jemi pranë problemeve dhe kërkesave tuaja dhe do t’i përfundojmë të gjitha projeksionet e parapara për këtë mandat të tretë.
Faleminderit qytetarë të nderuar të Komunës së Vitisë, faleminderit mërgimtarë vitias për mbështetjen!
Me respekt,
Kryetari i Komunës së Vitisë,
Sokol Haliti