Sokol Haliti pritet ngrohtësisht nga Joseph DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi

/ 1 minutë lexim

Sot në New York u prita ngrohtë dhe tepër miqësisht nga çifti i ish kongresmenëve Joseph DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi ka shkruar Haliti.

Joseph DioGuardi, në mesin e viteve të 80-ta së bashku me biznesmenët shqiptarë të Amerikës themeloi Lobin Shqiptar e cila më vonë kulmoi me themelimin e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ku edhe ishte kryetar.

Joe e Shirley DioGuardi mbeten heronjtë tanë të gjallë, historia e punës së të cilëve është gurthemeli i miqësisë sonë permanente me SHBA-të.

Hidromorava

Takimi me ta ishte nder i papërshkrueshëm. Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane është sinonim i marrëdhënieve të pazëvendësueshme Shqiptaro-Amerikane.

Puna dhe kontributi i tyre për kauzën tonë kombëtare e për Kosovën në veçanti janë testamenti i kthyer në realitet i vet Presidentit Rugova!
Krenar pa fund!