UBT

Sokol Haliti po qëndron për vizitë në Austri

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Në vazhdën e takimeve zyrtare si Kryetar i Komunës së Vitisë, gjatë vizitës në Austri, Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, qëndroi në Komunën e Kapfenbergut, ku u prit nga udhëheqja komunale dhe zhvilloi një takim zyrtar me Nënkryetaren e Komunës, znj. Monika Vukelic-Auer, MBA.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe veprimtarët dhe udhëheqësit e shoqatave shqiptare në Austri, z. Naim Sadiku dhe z. Gani Maxhuni, me ndërmjetësimin dhe angazhimin e të cilëve u realizua ky takim, të cilët me kontributin e tyre të vazhdueshëm kontribuojnë në organizimin e aktiviteteve të shumta dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet mërgatës dhe institucioneve.

Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal, shkëmbimin e përvojave në qeverisjen lokale, zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në projekte konkrete me interes të përbashkët.

HW

Po ashtu, në qytetin e Gracit, Haliti po merr pjesë në Konferencën Evropiane për Biomasën, ku janë të pranishëm përfaqësues nga Bashkimi Evropian, institucionet e nivelit qendror të Austrisë, si dhe autoritete dhe ekspertë të fushës së energjisë dhe mjedisit.

Kjo konferencë paraqet një mundësi të rëndësishme për njohjen e praktikave më të mira evropiane dhe për krijimin e kontakteve që mund të shfrytëzohen edhe në të ardhmen për Komunën e Vitisë.

Këto aktivitete kanë për qëllim përfaqësimin dinjitoz të Komunës së Vitisë dhe krijimin e partneriteteve që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe në përfitime konkrete për qytetarët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.