UBT

Sokol Haliti po e merr primatin e liderit të Anamoravës, pritet në teren si të ishte kohë fushate

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Për dallim nga kryetarët e tjerë të nivelit komunal Sokol Haliti është njeri i terrenit dhe i punëve të mëdha. Pothuajse çdo javë promovon projekte në teren ndërkohë që nga banorët pritet ngrohtësisht, madje sikur të ishte kohë fushate. Vitiasit thonë se ai tashmë është lider i Anamoravës.

Qytetarët vitias e vlerësojnë me nota pozitive punën e Sokol Halitit. Madje edhe ata të LVV e pranojnë se Sokol Haliti është kryetar i terrenit dhe i pranueshëm nga qytetarët.

Lulzimi një 44 vjeçar thotë se edhe pse është në LVV puna e Sokol Halitit është për tu falënderuar. “Nuk e kam votuar Sokol Halitin, por duhet me ja dhanën hakun, po punon mirë dhe çdo ditë është në teren” shprehet Lulzimi.

Uji Dea

Basria një 32 vjeçar mendon se Sokol Haliti tashmë është lider në Anamoravë. “Sokol Haliti po e merr primatin e liderit në Anamoravë sepse kudo që shkon nëpër fshatra e qytet pritet si lider, madje si të ishte kohë fushate”.

Zymeri një qytetar tjetër vitias thotë se Sokol Haliti nuk varet nga qendra dhe partia e tij. “Sokol Haliti nuk varet nga të tjerët sepse punët i ka mirë në LDK të Vitisë dhe ka përkrahje maksimale në publik. Gabimi ndoshta i vetëm i Sokolit është se punën e administratës nuk e njeh mirë sepse u beson të gjithëve. Menaxhimi i administratës është shumë kompleks” mendon Zymeri.

Ndërsa, Jakup Haxhiu shef i kabinetit të Sokol Halitit i cili e përcjell në shumicën e rasteve aktivitetin e tij në teren ka shkruar.”Nuk është fushatë, por është mikpritja e banorëve të fshatit Tërpezë në shenjë falënderimi për kryetarin Haliti. Thjesht lider”./rajonipress/