Fundamenti

Sokol Haliti për William Walker: Kontributi i tij mbetet i paharruar dhe thellësisht i çmuar për popullin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Sot patëm nderin dhe kënaqësinë e veçantë të mirëpresim Ambasadorin e Paqes, z. William Walker, Qytetar Nderi i Komunës së Vitisë, me respekt të veçantë në këtë vizitë domethënëse, e cila e vendosi edhe një herë në qendër vlerat tona: kujtesën historike, identitetin kulturor dhe krenarinë qytetare.

Gjatë qëndrimit të tij, Ambasadori Walker u prit në dy lokalitete me rëndësi të jashtëzakonshme për komunën tonë. Vizita nisi në Stubëll, në vendin e Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë, vatër e arsimit dhe e ndërgjegjes kombëtare.

Më pas, ai vizitoi Letnicën, konkretisht Kishën e Zojës së Letnicës, vendin ku Nëna Terezë mori vendimin e saj të shenjtë për t’iu përgjigjur thirrjes në misionin e saj human dhe shpirtëror.

FIDANISHTJA

Në fjalën time të rastit, e përshëndeta Ambasadorin Walker dhe e falënderova sinqerisht për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zbardhjen e së vërtetës mbi masakrën gjenocidale të Reçakut, një ngjarje që tronditi botën dhe u bë pikë kthese për drejtësinë dhe ndërgjegjen ndërkombëtare.

Kontributi i tij mbetet i paharruar dhe thellësisht i çmuar për popullin e Kosovës. Ne, si Komunë e Vitisë, jemi krenarë që e mirëpresim dhe e nderojmë një mik të së vërtetës dhe të lirisë, duke e ruajtur me dinjitet këtë trashëgimi dhe duke e përcjellë si mesazh për brezat që vijnë ka thwnw Haliti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.