Sokol Haliti për herë të parë nxit punën brenda komunitetit
Viti – Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë Sokol Haliti me datën 25 dhe 26 shkurt 2017, është organizuar aksionin vullnetarë për dezinfektimin, lyrjen e mureve të brendshme, pastrimin e hapësirave brenda dhe jashtë objektit shkollor, poashtu u rregulluan edhe defektet e nyjeve sanitare dhe të atyre elektrike në shkollën e mesme “Kuvendi i Lezhës ” në Viti.
Kësaj iniciative ju është bashkangjitur, kryesuesi i Kuvendit Komunal, qeveria komunale, drejtorët e shkollave tjera së bashku me punëtorët e tyre teknik, profesorët me këshillat e nxënësve, kompanitë publike dhe ato private, kompanitë e pastrimit dhe zjarrëfikësat.
Kryetari Haliti theksoj se kjo iniciativë është marrë për të nxitur punën vullnetare. Poashtu ai tha se kjo krijon kushte më të favorshme që nxënësat tanë të ndjehen sa më mire dhe më komod në hapësirat ku ata ndjekin mësimet. Ne do të vazhdojmë me aksione të tilla për të promovuar punën vullnetare në komunitet edhe pse deri më tash kemi realizuar aktivitete të ndryshme, ku ne si institucion komunal i kemi mbështetur nismat e këshillave të fshatrave në pastrimin dhe largimin e mbeturinave e në veçanti në rregullimin e hapësirave gjelbëruese.
Ky aksion i sotëm sipas Halitit është i pari pas luftës në Komunën e Vitisë./rajonipress/





