Mobi Casa

Sokol Haliti nuk ndalet, bashkë me qytetarët largon bërllogun

/ 1 minutë lexim

Viti – Sokol Haliti i prinë serish një aksioni për largimin e deponive ilegale të mbeturinave duke treguar kështu përkushtimin ndaj qytetit të tij, ndaj qytetareve dhe ndaj votuesve.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti mbetet i përkushtuar të largoj deponitë ilegale të mbeturinave në këtë komunë.

Fundamenti

Për këtë arsye edhe këtë fundjavë ai përvjeli mangët dhe së bashku me punëtorët ambiental filluan aksionin për largimin e një deponi të madhe të mbeturinave që ishte krijuar nga qytetarët e pandërgjegjshëm përgjatë rrugës që lidh fshatrat Smirë, Drobesh e Kabash, konkretisht në dalje të qytetit të Vitisë.

Përndryshe Kryetari Haliti ka shpallur vitin 2018- Vit ambiental dhe u zotua se do të punohet shumë në krijimin e mjediseve të pastra./rajonipress/