Fundamenti

Sokol Haliti në terren pas reshjeve të dendura, Komuna e Vitisë mobilizon ekipet për menaxhimin e situatës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë territorin e Komunës së Vitisë kanë nxitur një mobilizim të menjëhershëm të institucioneve lokale, me kryetarin Sokol Haliti që ka dalë në terren për të përcjellë nga afër situatën dhe për të koordinuar veprimet e nevojshme për menaxhimin e pasojave.

Në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe strukturat përgjegjëse komunale, Haliti është informuar për gjendjen në zonat e prekura, duke kërkuar angazhim maksimal për evidentimin e dëmeve dhe ndërhyrje të shpejtë aty ku situata e kërkon.

Ekipet komunale po monitorojnë vazhdimisht pikat më problematike, ndërsa paralelisht po ndërmerren masa për sanimin e dëmeve dhe rikthimin e normalitetit, me prioritet mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.

FIDANISHTJA

Sipas të dhënave paraprake nga terreni, reshjet kanë shkaktuar dëme materiale në disa lokalitete të komunës, ndërsa autoritetet lokale kanë bërë të ditur se mbeten në gatishmëri të plotë për të reaguar me efikasitet ndaj çdo situate që mund të paraqitet.

Kryetari Haliti ka theksuar se institucionet komunale do të vazhdojnë monitorimin e pandërprerë të gjendjes, duke siguruar koordinim të plotë me të gjitha shërbimet emergjente për tejkalimin sa më të shpejtë të pasojave të motit të lig./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.