Hidromorava

Sokol Haliti mbanë debatin e dytë të rregullt me qytetarë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Njoftohen qytetarët e komunës së Vitisë, se me datë 28.12.2021, (e martë), prej orës 12:00 mbahet Debati Publik i kryetarit të komunës z.Sokol Haliti, organizuar nga Zyra e kryetarit të komunës dhe Zyra për Informim Publik dhe Marrëdhënie me Publikun.

Ky debat do të zhvillohet përmes platformës online, ku do të jepet përmes ueb faqes së komunës në facebook: “Komuna e Vitisë” si dhe përmes transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv në Plus TV.

Fundamenti

Me këtë rast, ju do të keni mundësi të njiheni me punën dhe zhvillimet aktuale në komunën tonë për gjatë gjashtë mujorit të dytë të vitit 2021, andaj pyetjet tuaja mund t`i adresoni në platformën “Google Forms”.