Eko Higjiena

Sokol Haliti mbajti takim pune me Bordin e Drejtorëve për prioritetet zhvillimore dhe organizimin e aktiviteteve institucionale

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Në fokus të takimit ishte implementimi i projekteve dhe zbatimi i ligjit në të gjitha sektorët komunalë, si bazë për funksionim efikas, transparent dhe në shërbim të qytetarëve. Po ashtu, u trajtuan projektet e realizuara gjatë mandatit aktual, si dhe planifikimi i projekteve strategjike për katër vitet e ardhshme, në kuadër të planit zhvillimor të komunës.

Një rëndësi e veçantë iu kushtua infrastrukturës rrugore, me theks në ndërtimin e rrugëve alternative që lidhin fshatrat me qytetin, duke synuar lehtësimin e qarkullimit, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe zhvillimin ekonomik lokal. Gjithashtu, u diskutua për zhvillimin dhe funksionalizimin e zonës ekonomike, si një mundësi e rëndësishme për tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

HW

Gjatë takimit u trajtuan edhe aktivitetet dhe angazhimet që do të realizohen gjatë këtij viti, çështjet që ndërlidhen me arsimin dhe aktivitetet kulturore, si dhe organizimi i aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, me synimin që ky përvjetor të shënohet në mënyrë dinjitoze dhe gjithëpërfshirëse.

Bashkëpunimi ndërmjet drejtorive dhe koordinimi institucional mbeten thelbësore për realizimin e projekteve dhe për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët tanë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.